I ri Tri jetet e zotit P. Shiko më të madhe

Tri jetet e zotit P.

Virgjil Muçi BDI0788

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Edhe pse produkt i fantazisë dhe i trillit artistik, ky roman duhet këqyrur si një autopsi e shpirtit njerëzor, ngase ashtu si të gjitha autopsitë synon të nxjerrë në dritë të diellit të keqen e padukshme që fshihet nën epidermë.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928816283

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Tri jetët e zotit P. është një roman për dashurinë. Dashurinë e pakufishme dhe të patjetërsueshme të një njeriu për pushtetin mbi qeniet njerëzore në shprehjen e vet më të plotë, jo vetëm fizikisht, por edhe shpirtërisht. Për hir të këtij misioni, Zoti P. kuturiset e ndërmerr një udhëtim të pazakontë në tri botë: atë të vdekatarëve të rëndomtë, pra Toka; atë të hijeve të përjetshme, Nëntoka; për t'u ndalur në stacionin e fundit, aty ku shtrëngohet të paguajë haraçin: mohimin e vetvetes, për të siguruar përjetësinë.

Në qoftë se marrëdhënia e zotit P. me pushtetin është diçka sublime, marrëdhëniet e tij me qeniet e tjera njerëzore janë më të koklavitura dhe rrokin një dimension tragjiko-komik. Rreth zotit P. gëlon një mizëri njerëzish: bashkëpunëtorë, të dashura, ish-miq e shokë, familja madje, që në sytë e tij nuk janë veçse vartës, qenie servile dhe hipokrite që synojnë ta mashtrojnë dhe, në një mënyrë ose një tjetër, t'i rrëmbejnë atë çka është jetike për të: Pushtetin.

Dhe në fund një këshillë për lexuesin: mos u rrek t'i veshësh një emër të përveçëm personazhit dhe/ose personazheve. Kjo do të ishte një përpjekje e kotë, e pafrytshme dhe, në fund të fundit, e padobishme; thënë më shkoqur një grackë ku shkojnë e gremisen naivët e mendjelehtët që nuk shohin përtej hundës së tyre.

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe272
ISBN9789928816283
Viti i Botimit2024
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë