I ri Cmim i reduktuar! Një miqesi e veshtire Shiko më të madhe

Një miqesi e veshtire

Ksenofon Nushi A-006029

Libër i ri

2 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Naimi

3 600 Lekë

-10%

4 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ditari “grek” i ambasadorit i ambasadorit shqiptar në Athinë nuk është thjesht një rrëfim për historinë e periudhës 1944-1990. Nga ditari lexuesi mund të konstatojë elementët e vazhdimësisë që karakterizojnë politikën e jashtme të shtetit shqiptar ndaj një fqinji krejt të veçantë, e problematik, siç është Greqia, elementë që ndjekin trajektoren e hequr qysh në shek. XIX nga ideuesit e krijuesit e shtetit shqiptar, Pashko Vasa, Abdyl e Sami Frashëri dhe Ismail Qemali.

Ksenofon Nushi ishte përfaqësues i gjeneratës së diplomatëve që vinin nga betejat e Luftës Antifashiste, të cilët injektuan në shërbimin e jashtëm shqiptar frymën e idealizmit, patriotizmit, përgjegjshmërisë e përkushtimit, virtyte këto, që mjerisht ndeshen gjithnjë e më rrallë në institucionet tona. Kjo klasë diplomatësh ku, bashkë me Ksenofon Nushin, bënin pjesë edhe personalitete të tjera të shërbimit të jashtëm si Behar Shtylla, Reis Malile, Halim Budo, Javer Malo, Misto Treska, Mihal Prifti, Gac Mazi e të tjerë, ka bërë historinë e diplomacisë shqiptare të pasluftës.  

Ditari i ambasadorit që botohet në katër vëllime nën titullin “Një miqësi e vështirë” është një rrëfim historik i saktë e i sinqertë i marrëdhënieve shqiptaro-greke... Abrogimi pa kusht i Ligjit të Luftës nga pala greke u bë kryefjala e çdo bisede formale e informale që ambasadori pati me qeveritarët e lartë grekë. Një lexues i interesuar, aq më tepër një historian, do të gjejë me siguri në këtë ditar lëndë të pasur dhe origjinale për të shkruar historinë e marrëdhënieve shqiptaro-greke në fragmentin kohor 1982-1988. Aq më tepër, diplomatët e sotëm shqiptarë do të gjejnë në këtë ditar përgjigjen e shumë pikëpyetjeve që rëndojnë ende sot në marrëdhëniet e Shqipërisë me fqinjin e jugut.

(Marrë nga parathënie e librit, shkruar nga prof. Pëllumb Xhufi)

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë