Qyteti i avullit View larger

Qyteti i avullit

Carlos Ruiz Zafón A-000194

New product

Përshkrim i shkurtër

Qyteti i Avullit është zgjerim i universit narrativ të sagës së Zafónit, i adhuruar në të gjithë botën: shkrimtarë të mallkuar, arkitektë vizionarë, ndërtesa fantazmagorike dhe një Barcelonë e mbështjellë me mister mbushin këto faqe me një plasticitet përshkrues të parezistueshëm. Tregimet e Qytetit të Avullit na çojnë në një vend ku dëgjojmë për herë të fundit zërin e paimitueshëm të shkrimtarit, që na bëri të ëndërrojmë si askush tjetër.

More details

944 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928292957
Viti i botimit2021

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

"Mund të sjell në mendje fytyrat e fëmijëve të lagjes Ribera, me të cilët ndonjëherë luaja ose grindesha në rrugë, por asnjë që do të dëshiroja ta shpëtoja nga qoshja e shpërfilljes. Asnjë përveç Blankës."

Kështu hapet përmbledhja me tregime që autori i sagës së paharrueshme të Varrezave të Librave të Harruar e shkroi si një mirënjohje për lexuesit e tij, që e kishin ndjekur përgjatë gjithë sagës, që zuri fill me romanin Hija e erës.

Një djalë i vogël vendos të bëhet shkrimtar, kur zbulon se dhuntia e tij krijuese i bie në sy bukuroshes së pasur, që po i vjedh zemrën.

Një arkitekt arratiset nga Kostandinopoja me skicat e projektit të një biblioteke, që duhet t'i qëndrojë kohës përjetësisht.

Një zotëri i çuditshëm tundon Cervantesin të shkruajë një libër si askush tjetër, çdo faqe e tij do të zgjaste jetën e gruas që dashuron.

Dhe një arkitekt i shkëlqyer katalanas, Antoni Gaudí, kapërcen oqeanin, duke iu gëzuar dritës dhe avullit, elemente me të cilat duhej të bëheshin qytetet.

 

Data sheet

Lloji i botimitPaper back
pages192
ISBN9789928292957
Viti i botimit2021
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiFlavia Kaba
I ri1