Në Barcelonën e pasluftës, Daniel Sempere, ende fëmijë, mrekullohet nga Varreza e Librave të Humbur. Në raftet e panumërta ai tërheq një libër: "Hija e erës" nga Julian Karaks. Pasi e lexon librin me një frymë, Daniel vihet në kërkim të librave të tjerë të Karaksit, kërkim që do të zgjasë me vite, duke zbuluar një nga një ngjarje të dhimbshme dhe fate të...
I burgosuri i Qiellit lidh sërish dramat e Hijes së erës dhe Lojës së engjëllit, dhe hedh dritë mbi misteret që kishin mbetur të pazgjidhura, vetëm për të hapur pyetje të tjera shqetësuese.
Labirinti i Shpirtrave është një roman pasionant, plot intriga dhe aventura. Përmes këtyre faqeve do të zbulojmë finalen madhështore të sagës, që ka filluar me Hijen e erës, e cila arrin këtu kulmin e forcës dhe njëkohësisht i ngre një himn madhështor botës së librave, artit të rrëfimit dhe lidhjes magjike midis letërsisë dhe jetës.
Me një stil shkëlqimtar dhe një mjeshtëri të veçantë rrëfimi, Zafón-i kthehet të na udhëheqë nëpër misteret e Varrezës së Librave të Harruar, duke na dhuruar një histori ku cilën pasioni i pafund për librat, fuqia e dashurisë dhe forca e miqësisë gërshetohen edhe një herë në një bashkekzistencë të papërballueshme.
Qyteti i Avullit është zgjerim i universit narrativ të sagës së Zafónit, i adhuruar në të gjithë botën: shkrimtarë të mallkuar, arkitektë vizionarë, ndërtesa fantazmagorike dhe një Barcelonë e mbështjellë me mister mbushin këto faqe me një plasticitet përshkrues të parezistueshëm. Tregimet e Qytetit të Avullit na çojnë në një vend ku dëgjojmë për herë të...
Kjo sage magjepsese eshte nder me te bukurat ne letersine spanjolle dhe europiane. Carlos Ruiz Zafon ka fituar zemrat e mijera lexuesve ne Shqiperi, prandaj ne po e rekomandojme ne set sagen Varreza e librave te harruar, per te gjithe ata qe duan te bejne nje sjellin magji tek miqte qe e duan letersine e bukur
Kombinim i pashoq i aventurës, misterit e ankthit, nga dora e mjeshtrit rrëfimtar, autorit të romanit "Hija e erës". Trilogjia e mjegullës bashkon tre librat e parë të shkruar nga Carlos Ruiz Zafón, duke formuar një cikël romanesh me mister dhe aventurë. Plot intriga dhe befasi, të tre historitë formojnë një triptik ku elementet romanceske nga letërsia...