Qirinjte digjen deri ne palce View larger

Qirinjte digjen deri ne palce

Sándor Márai BDI0166

New product

Përshkrim i shkurtër

Burrat nuk dinë asgjë për veten. Flasin gjithmonë për dëshirat e tyre dhe i fshehin me kokëfortësi mendimet më të thella. Po qe se mëson t'ua dallosh gënjeshtrat, do të shohesh se thonë gjithmonë gjëra të ndryshme nga ajo që mendojnë dhe duan përnjëmend. Fragment nga libri.

More details

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9992759879

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Ky roman, i botuar për herë të parë në vitin 1942, i ngjizur me emocion të fortë sugjestionues - ajka e stilit artistik të shkrimtarit - ndriçon me mprehtësi verbuese tallazet e miqësisë, besnikërisë dhe tradhtisë. Dy miq të vjetër takohen sërish pas dhjetëra vjetësh dhe bisedojnë një natë të tërë. Kur i kthehen të shkuarës, njëri është akuzues dhe tjetri i pandehur: në ato kohëra i pari e kishte tradhtuar; madje gati e kish vrarë mikun e vet, i kish joshur të shoqen dhe i kishte shkatërruar jetën. Por nuk është dobësia e momentit ajo që në të vërtetë e shkaktoi tragjedinë: "përmbysja e një rendi botëror sjell me vete edhe lëkundjen e vlerave tradicionale të moralit", thotë autori. Miqësia, mbase ashtu siç nuk e ka përshkruar askush, forca shkatërruese e heshtjes, zhgënjimi, krenaria dhe shpagimi që ndezin zjarrin e shpirtit, por që shkërmoqen të drobitura si qirinjtë në një shandan... Marai, shkrimtari hungarez më i botuar në botë, është këtu më i fortë dhe emocionues se kurrë... Sándor Márai, shkrimtar hungarez, lindi në Kassa më 1990 dhe vdiq në San Diego, Kaliforni, më 1989. Jetoi gjatë në Vjenë, Zvicër, Paris dhe Itali. Vepra e tij e parë i përket vitit 1917, një përmbledhje me poezi titulluar Libri i kujtimeve. Fama e tij është e lidhur kryesisht me romanet Qirinjtë digjen deri në palcë dhe Trashëgimia e Esterit. Ndër veprat e tjera përmendim edhe Rrëfimet e një borgjezi, Rebelët, Divorci me Budën.

Data sheet

pages164
ISBN9992759879
RedaktoriSabina Ymeri
Published year2006
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEdit Dibra