Pothuajse dashuri View larger

Pothuajse dashuri

Catherine Dunne BDI0160

New product

Përshkrim i shkurtër

Protagoniste e historisë është sërish Roza, gruaja që në librin "Gjysma e asgjësë" ia doli mbanë për të rimëkëmbur jetën e saj pas braktisjes së të shoqit. Pasi hodhi pas krahëve katastrofën bashkëshortore, krijoi një mënyrë të re jetese për veten dhe për fëmijët. Por jeta i sjell një të papritur tjetër...

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789994346295

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Pas tetë vjet ndarjeje, Beni bëhet i gjallë dhe Roza nuk di si të sillet kur përballet me të. Nuk e kupton se çfarë kërkon ai, ndaj mijëra pyetje i vërshojnë në kokë. Madje edhe fëmijët shprehin ndjenja të papërcaktuara dhe të paqëndrueshme, me nuanca armiqësore. Beni është kthyer dhe ndoshta kërkon ta ketë sërish shtëpinë dhe fëmijët, duke vendosur në pikëpyetje gjithë botën, që ditë pas dite Roza, me shumë mundim, kishte krijuar. Burri, pas një mungese të gjatë, kthehet për t'u futur sërish në jetën e saj duke ngritur një sërë pretendimesh për shtëpinë, që ishte pasuri e përbashkët, dhe për fëmijët. E të mendosh që vite më parë e kishte braktisur për dashnoren, pa u menduar dy herë. Përballë kësaj situate të re, Roza mëson se sa e rëndësishme është ndërhyrja e saj për të siguruar një marrëdhënie normale mes fëmijëve dhe babait të tyre. Ajo do të gjejë forcën për të përballuar kërkesat e padrejta të Benit dhe do iu gëzohet gjërave të vogla, por të vërteta, të jetës. Kjo falë edhe një dashurie të mundshme, që po përvijohet në jetën e saj. Edhe këtë herë Catherine Dunne tregohet një mjeshtre e vërtetë në përshkrimin e shpirtit njerëzor dhe një rrëfimtare e pasionuar pas historive dhe personazheve. Ajo di më shumë se kushdo tjetër të rrëfejë jetën intime, shtëpiake dhe të përditshme të gruas së një familjeje.

Data sheet

pages296
ISBN9789994346295
RedaktoriMariana Ymeri
Published year2007
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiIlira Shurbani