Peshperimat e tua View larger

Peshperimat e tua

Catherine Cowles BOT0926

New product

Përshkrim i shkurtër

Një natë –  një çast i vetëm  – më kushtoi gjithçka.

More details

101 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928006325

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Trupin tim të plagosur. Djalin që kisha menduar se do të ishte përgjithnjë imi. Jetën që kisha ëndërruar.

Tani, Holti është kthyer. Dhe nuk është më djalë, por një burrë me hije poshtë syve e me demonë që e ndjekin pas. Thotë se ka ardhur të çojë drejtësinë në vend. Të kthejë diçka nga të gjitha ato që humbëm. Dhe nuk jep asnjë shenjë se do të largohet nga qyteti i vogël që ka qenë streha ime.

Teksa çastet e vjedhura shndërrohen në ditë, Holti nuk më ndahet. Me shikimin e tij përvëlues e me prekjet molisëse. Nuk kalon shumë e muret e mia shemben dhe shpresoj fort që kjo mundësi e dytë të mos jetë aq e nxituar sa duket.

Por jo të gjithë janë të lumtur nga kthimi i Holtit. Kur tragjedia godet sërish, jam unë ajo që bëhem shënjestra. Dhe kësaj here Holti mund të mos jetë në gjendje të më shpëtojë...

REVIEWS

Ky libër... nuk kam fjalë që ta shpreh sa i jashtëzakonshëm është. Me të vërtetë! Të prek telat e zemrës dhe është një nga shembujt më të mirë të personazheve të papërsosur që na ngjajnë ne të gjithëve e që qajnë, qeshin e dashurojnë siç bëjnë njerëzit e zakonshëm.

Ky libër, ashtu si edhe të tjerët e kësaj serie, është nga ata që duhet lexuar patjetër.

– Amazon

Është libri i parë i Catherine Cowles që lexoj dhe më pëlqeu pa masë! Personazhet janë të besueshme, historia është shkruar bukur e ndiqet me lehtësi dhe romanca është mjaft e ndezur. Më pëlqeu sidomos mënyra si familja e Holtit e bëri Renën pjesë të saj gjatë mungesës së tij. Mezi po pres edhe që të mësoj historinë e vëllait tjetër (dhe të Greit), personazhe që sikur nuk bien shumë në sy deri më tani.

– Goodreads

Ky libër ngjan shumë me Gjëra të mëdha e të çmuara të Rebecca Yarros, i cili është i parapëlqyeri im nga librat e saj. Unë jam nga ata që i përpijnë librat me mundësi të dytë dhe ankthi, zemërimi e shpresa në këtë histori të mbajnë pezull. Më pëlqeu çdo fjalë e saj. E lexova dy herë këtë libër dhe herën e dytë nuk më pëlqeu më pak. Më pëlqejnë librat me seri dhe librat e Catherine Cowles.

– Amazon

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages388
ISBN9789928006325
Published year2024
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanRomancë&Pasion
I ri1