Rrugëtim drejt vetvetes – kujtimet e një psikiatri View larger

Rrugetim drejt vetvetes – kujtimet e nje psikiatri

Irvin D. Yalom MO0089

New product

Përshkrim i shkurtër

Një nga psikoterapistët më me ndikim të kohës sonë, Irvin Yalom-i e ka kaluar jetën e tij si në një udhëtim me mision eksplorimin e jetëve të të tjerëve. Yalom-i reflekton mbi procesin e rritjes dhe të plakjes, si edhe mbi rolin që vdekja ka luajtur në jetën e pacientëve dhe jetën e tij.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MORAVA

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Tani, ai e kthen vështrimin e tij terapeutik drejt vetes në këto kujtime prekëse: “Kujtimet e pacientëve gjithnjë e më shumë ngjallin kujtimet e mia, puna ime mbi të ardhmen e tyre vikat dhe shkund të shkuarën time, dhe unë e gjej veten duke përsiatur sërishmi historinë time.

Kujtimet e mia të fëmijërisë së hershme kanë qenë gjithnjë të copëzuara, ndoshta, siç kam besuar gjithnjë, për shkak të brengave të mia të hershme dhe fëlliqësirës ku jetonim.

Tani që jam mbi tetëdhjetë vjeç, imazhet e fëmijërisë sime i trazojnë gjithnjë e më shumë mendimet e mia...”

Ky shkrimtar i talentuar dhe i thellë shkruan për jetën e tij, që nis në një lagje modeste dhe të pasigurt të Uashingtonit me prindër imigrantë, me andralla dhe vështirësi, për të vazhduar drejt universitetit dhe jetës së tij si terapist.

Ai flet për faktorët që kanë ndikuar në mendimin e tij dhe në përvojat prekëse në terapi. Kujtimet përfshijnë vetanalizën dhe gërshetohen me historitë e pacientëve, të cilët kanë luajtur një rol kaq të madh në jetën e tij.

VLERESIME RRETH LIBRIT

Irvin Yalom është psikiatri që mendon si filozof dhe që shkruan si një romancier i mrekullueshëm. “Rrugëtimi drejt vetvetes” nuk rrëfen thjesht historinë magjepsëse të një njeriu jashtëzakonshëm, ai na ndriçon për të kuptuar mënyrën se si duhet jetuar jeta.

— Rebecca Newberger Goldstein

Data sheet

pages384
Published year2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiGriselda Zaimi
RomanPsikologjik
I ri1