Një burrë i ri që përpiqet të largojë tmerrin nga vdekja përmes vitalitetit seksual; një i moshuar që lufton me kufizimet e plakjes dhe kapet pas spontanitetit rinor, që ofron horizonte të pakufizuara; një paciente që është duke vdekur kërkon të gjejë kuptimin e jetës; një infermiere që u shërben të tjerëve, por nuk mund të ngushëllojë veten; një grua që...
"Ne jemi krijesa në kërkim të kuptimit", kam shkruar unë, "dhe duhet të përballemi me fatkeqësinë që jemi hedhur në një univers, i cili në thelb nuk ka asnjë kuptim".
Në Vjenën e shekullit XIX, një dramë dashurie, fati dhe vullneti luhej në mendjen e bërthamës intelektuale që përcaktoi epokën. Zhozef Brojeri, një nga themeluesit e psikoanalizës është në kulmin e karrierës së tij. Fridrih Niçe, filozofi i madh europian, është në prag të vetëvrasjes nga dëshpërimi, i pafuqishëm për të gjetur një kurë për dhimbjen e tij.
Raporti mes një psikoterapisti dhe një pacienti, i cili nuk është një person dosido por mbështetës dhe njohës i filozofisë së Shopenhauerit vjen në një rrëfim brilian të Irvin D. Yalom. Në një moment të dy kuptojnë se kanë nevojë për njëri-tjetrin. Pse?? Këtë marrëdhënie të pazakontë na e rrëfen autori i romanit bestseller “Kur qau Niçja”. I tillë është...
Amsterdam, 1656. Bento, në hebraisht Baruk, Spinoza është njëzet e tre vjeç e fort i përkorë dhe sqimatar në pamje: tipare të hijshme, lëkurë pa pikë ceni, sy të mëdhenj, të errët e të thellë. Dhe, pas atyre syve, një mendje që nuk stepet të bluajë mendime ekscentrike mbi besimin, që ushqen ide kaq të përçartura për botën, sa ngjall dyshimin për herezi.
Një nga psikoterapistët më me ndikim të kohës sonë, Irvin Yalom-i e ka kaluar jetën e tij si në një udhëtim me mision eksplorimin e jetëve të të tjerëve. Yalom-i reflekton mbi procesin e rritjes dhe të plakjes, si edhe mbi rolin që vdekja ka luajtur në jetën e pacientëve dhe jetën e tij.
Irvin Yalom vjen para lexesve te shumte te tij me nje tjeter perle te tregimtarise se tij psikologjike. Permes mekanizmit te kujteses, autori rikrijon bote te cilat e bejne per vete lexuesin.
Një libër magjepsës dhe gllabërues, “Terapi dhe gënjeshtra” u jep lexuesve një vështrim grishës e thuajse të ndaluar mbi atë çka terapistët mendojnë në të vërtetë gjatë seancave të tyre.