Gruaja midis nesh View larger

Gruaja midis nesh

Sarah Pekkanen, Greer Hendricks A-005064

New product

Përshkrim i shkurtër

I ngatërruar, i akullt dhe i zjarrtë njëkohësisht, Gruaja midis nesh, shkruar nga Greer Hendricks dhe Sarah Pekkanen eksploron ndërlikimet e fshehta të një martese të lakmueshme dhe të vërtetat e rrezikshme, që ne i shpërfillim në emër të dashurisë.

More details

893 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928292520
Viti i botimit2020

1 250 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Kjo është historia e një ish-bashkëshorteje xheloze, e brejtur nga ankthi për gruan që i ka zënë vendin. Por është edhe ajo e vajzës që pret të martohet me burrin e ëndrrave të saj, e përkundur në shpresat e një nuseje të re.

Pra, është historia e një trekëndëshi ku është e vështirë ta kuptosh cilit t’i zësh besë. Një histori dashurie dhe urrejtjeje, joshjeje dhe frike, tradhtie dhe lojërash pushteti, ku, njëlloj si në realitet, asgjë nuk është ashtu siç duket, sepse s’mund të ketë dashuri pa sekrete.

Ka vetëm thërrime të vërtete pas gënjeshtrave. Apo gënjeshtra të vogla që, të mbledhura tok, bëjnë një të vërtetë. Një thriller me një mijë fytyra, që do t’ju mbajë të gozhduar me befasitë e tij.

Data sheet

Lloji i botimitPaper back
pages408
ISBN9789928292520
Viti i botimit2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAgim Doksani
RomanPsikologjik
I ri1