Triologjia e Dëshirave 3 – Stoiku View larger

Triologjia e Deshirave 3 – Stoiku

Teodor Drajzer A-004988

New product

Përshkrim i shkurtër

Me "Triologjinë e Dëshirave", ashtu si edhe në shumicën e veprave të Drajzerit, elementi autobiografik është bashkëudhëtari letrar më besnik. Është elementi i sigurisë maksimale, sepse ai luan jo vetëm me grafikën e kontrasteve shoqërore, por edhe me depërtimin në detaje në sensimentin e personazheve që mishërojnë tiparet klasike të një shoqërie në degradim.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789994377833

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Triologjia: "Financieri", "Titani" dhe "Stoiku" konsiderohet nga studiuesit si vepra e jetës së Drajzerit, është filozofia e krijimtarisë së tij. Kur në qarkullim doli romani "Financieri" u tha se është një radiografi analitike e zhvillimeve psiko - sociale të sistemit të ri ekonomik. Drajzeri është edhe terapeutisti i duhur për plagët që nisën t'u hapen grupimeve të ndryshme shoqërore, ku për hir të ekzistencës morali nis e zvetnohet. Imoraliteti i kthyer në modë sundon mbi dhimbjen e skamjen, farfuria e kapitalit degradon në honet e thella e të errëta të shpirtit.

Kjo është tipologjia shoqërore që polarizon ndjenjën mbi ekzistencën, virtytin ndaj protagonizmit të jetës metropolitane. Të fitosh mbi rrënimin e tjetrit edhe duke sublimuar dashurinë , kjo është sëmundja e dukshme e kapitalit, aq sa para etheve të pasurimit asgjë nuk ka vlerë, as vetë jeta. Ky është kodi i vlerave në të cilën Drajzeri depërtoi si askush tjetër me veprën e tij. Mbetet antologjik, sepse është shpirtëror.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages426
ISBN9789994377833
Shtëpia botueseTriologies 3 - The Stoic
Published year2005
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim
PërkthyesiAleksandër Koli
RomanSagë&Histori