Motra Keri View larger

Motra Keri

Teodor Drajzer A-004141

New product

Përshkrim i shkurtër

Romani "Motra Keri" qëndron krejtësisht jashtë sferës së historive dhe përshkrimeve që na japin librat e zakonshëm. Ai le pas vetes mbresa të pashlyeshme madhështie, dinjiteti dhe hapësire epike. Ky Libra nuk është një tregim apo roman në kuptimin e rëndomtë të kësaj fjale; ai është njëkohësisht edhe psalm i jetës, edhe një kritikë e fuqishme ndaj saj.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789994344253

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Mbi librin Romani "Motra Keri" qëndron krejtësisht jashtë sferës së historive dhe përshkrimeve që na japin librat e zakonshëm. Ai le pas vetes mbresa të pashlyeshme madhështie, dinjiteti dhe hapësire epike. Ky Libra nuk është një tregim apo roman në kuptimin e rëndomtë të kësaj fjale; ai është njëkohësisht edhe psalm i jetës, edhe një kritikë e fuqishme ndaj saj. Ideja e shkrimtarit nuk është thjesht të na rrëfejë historinë e një vajze provinciale, Kerit, ngritjen dhe rënien graduale të saj. Qëllimi i tij synon të spikatë qartë rrjedhën e atyre forcave që shtyjnë dhe përcaktojnë fatin e njerëzimit. Ajo çka Drajzeri u përpoq të bëjë është dëshira për të nxitur, për t'u hapur sytë dhe për t'i vënë në lëvizje njerëzit. Aq forcë të madhe ka libri "Motra Keri" sa lexuesi nuk e mbaron dhe nuk e lë dot mënjanë, vetëm me një nënqeshje të kënaqur. Ai e përfundon atë së lexuari me ndjenja jashtëzakonisht të prekura. Motra Keri, ky roma i emocioneve të thella, na bën të mendojmë gjatë mbi ulje ngritjet e jetës sociale. Keri dhe Harstud, dy personazhet e romanit, janë viktima të këtyre rrethanave. Keri është kapluar nga dhimbje pafund, ndërsa fati i Harstudit rrëshqet dita ditës në një spirale pa shpresë drejt "humnerës". Drajzeri ka ditur të depërtojë në detaje në dramën njerëzore. Ai pati guximin të shkruajë dhe të materializojë të shkruajë dhe të materializojë gjithçka që shihte në realitet, pa e ndjerë të nevojshme që personazhet t'i përgatiste në "laboratorin" e shkrimtarit, për të ndërtuar kësisoj situata artificiale. Ndryshe nga shkrimtarët e brezit të tij, vepra e Drajzerit është e vërtetë, pa makiazh. Ai na zbulon se çfarë ndodh prapa dyerve të mbyllura. Kjo është arsyeja që Motra Keri na vjen edhe sot me një madhështi absolute. Koment nga Sunday Times Në jetë hasen përherë natyra intelektuale dhe emocionale, mendje që arsyetojnë dhe mendje që ndiejnë. Nga të parat dalin njerëzit e aksionit, gjeneralët dhe pushtetarët; nga të dytat, poetët dhe ëndërrimtarët, apo në përgjithësi artistët. Sikurse tingujt e harpës në ajër, këta të fundit i përgjigjen çdo flladi të fantazisë, duke pasqyruar kështu të tëra baticat dhe zbaticat e botës ideale. Kësaj kategorie i takon edhe Teodor Drajzeri, shkrimtari kompleks që i preku të gjitha emocionet që të shkakton vepra sa ishte gjallë... me të gjitha ulje ngritjet emocionale, kurba e së cilës nëse do pikënisej nga Motra Keri është dallga që jeta na vë përballë. Është padyshim vepra më e spikatur e tendencave që shpërfaq letërsia e madhe.

Data sheet

pages584
ISBN9789994344253
Published year2015
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAleksandër Koli