Udhetimi i mrekullueshem i Poliksenes View larger

Udhetimi i mrekullueshem i Poliksenes

Bianka Pitzorno A-002750

New product

Përshkrim i shkurtër

Historia e fëmijës së humbur, të rritur larg prindërve dhe pastaj të gjetur sërish, është një temë e rrahur në shumë nga romanet e shekullit XIX. Siç duket, në historinë e njerëzimit, të gjithë prindërit kanë pasur frikë se mos i humbasin fëmijët e tyre dhe të gjithë fëmijët e kanë përjetuar këtë frikë.

More details

501 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

We’re looking for stars!
Let us know what you think

More info

E, për fat të keq, kjo ngjet shpesh, si në përrallën e Gishtos, të cilin babai dhe nëna nuk “e humbin”, por e braktisin, sepse janë shumë të skamur.

Dhe çdo fëmijë i braktisur, prindërit që nuk i ka njohur kurrë, i përfytyron si njerëz të pasur e të rëndësishëm, nga të cilët dikush i ka rrëmbyer.

Romane me histori të tilla, të rrëfyera në variante të ndryshme, kam lëçitur shumë. Aq shumë, saqë m'u mbush mendja të argëtohesha vetë dhe bashkë me mua lexuesit e vegjël, duke shkruar një histori tjetër, me shumë aventura, për udhëtimin e mrekullueshëm të Poliksenës.

Poliksena nuk merr nga murgeshat që e kanë gjetur të vogël, vetëm një shenjë “njohjeje”, por disa. Dhe në rrugëtimin e vet, has një mori njerëzish që “mund” të jenë nëna ose babai i saj, por çdo gjurmë del e rreme.

Poliksena i përçmon të tjerët dhe, sikurse shumë bashkëmoshatare të saj sot, ëndërron të jetë princeshë. Princesha e vërtetë është më e arsyeshme sesa ajo, kurse vajza e tretë që është princeshë, ndërkohë, e ka mësuar se kur pasuria dhe pushteti keqpërdoren, mund t’i bëjnë të tjerët të palumtur dhe skllevër.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages368
Published year2019
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 10 vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiErion Kristo