Eliza, Priska dhe Rozalba janë tre shoqe, të cilave nuk iu pëlqejnë padrejtësitë në shkollë. Zemra e tyre rreh fort kundër tyre. Në këtë libër ato denoncojnë teksa në klasë përurojnë fletoren e padrejtësive. Nëse keni dëgjuar apo lexuar “Zemra” e Edmondo de Amicis, duhet ta dëgjoni edhe zemrën e Pitzorno-s, autoren e mbi 50 librave të botuar në Itali....
Në pragun e Krishtlindjes, ndërsa të gjithë po festojnë, Lavinja, një shitëse e vogël shkrepësesh, po vdes nga uria dhe nga të ftohtit. Bëjini gati shamitë për të fshirë lotët! Në të vërtetë, jo! Bëhuni gati të qeshni, siç nuk ju ka ndodhur ndonjëherë teksa lexoni një libër, sepse historia nuk mbaron aspak siç mendoni ju.
Pas "Dëgjoje zemrën time" që pushtoi zemrat e lexuesve të vegjël, vjen në shqip libri "Një shkollë për Lavinjën", një rrëfim që emocionon lexuesit e të gjitha moshave! Një libër i këndshëm, që të bën të mendosh për mirësinë e shpirtit të Lavinjës dhe rëndësinë e miqësisë dhe dashurisë! Nga Bianca Pitzorno, shkrimtarja më e madhe italiane, që e krahasojnë...
Historia e fëmijës së humbur, të rritur larg prindërve dhe pastaj të gjetur sërish, është një temë e rrahur në shumë nga romanet e shekullit XIX. Siç duket, në historinë e njerëzimit, të gjithë prindërit kanë pasur frikë se mos i humbasin fëmijët e tyre dhe të gjithë fëmijët e kanë përjetuar këtë frikë.