Mira Meksi BO0054
New product
Ky libër është portretizimi regëtues i një epoke të shenjuar nga mungesa e dashurisë së vërtetë dhe hyjnizimit të seksit, në të cilën rrëfimtarja ia del gjithsesi të spikasë dashurinë, si thelbin e qenësishëm të jetës njerëzore. Kjo është ndoshta novela më magjepsëse e Mira Meksit, ku autorja shpalos një univers magjik, i cili popullohet nga qenie fantastike
248 Items
Një piktore tridhjetëvjeçare, e tradhtuar nga një dashuri e madhe që i shkrumbohet përpara syve, vendos ta varrosë atë brenda një varkëhiri prej letre, në një gropë në fund të kopshtit të saj. Së bashku me hirin e dashurisë, vajza varros edhe besimin tek ajo ndjenjë, së cilës i pat kushtuar jetën. Bukuroshja, që kthehet paskëtaj në mohuesen e përbetuar të dashurisë, shndërrohet në një përbindësh joshjeje dhe erotizmi. Arrin gjer të bëjë skllav të sensualitetit të parezistueshëm që mishëron, të fejuarin e motrës së saj të vetme. Me këtë të fundit, si dy moralshkelës, arratisen për në Ciudad de Mexico. Në një ditë të jashtëzakonshme, siç është Dita e të Vdekurve në Meksikë, jeta e saj merr një drejtim krejt të papritur: njeh një dashuri që shkon përtej vdekjes, dhe i blatohet Erosit të aztekëve të lashtë.
Pa zemër në kraharor është portretizimi regëtues i një epoke të shenjuar nga mungesa e dashurisë së vërtetë dhe hyjnizimit të seksit, në të cilën rrëfimtarja ia del gjithsesi të spikasë dashurinë, si thelbin e qenësishëm të jetës njerëzore. Kjo është ndoshta novela më magjepsëse e Mira Meksit, ku autorja shpalos një univers magjik, i cili popullohet nga qenie fantastike, nga shpirtrat e gjithë të vdekurve të mirëpritur në sofrën mistike tradicionale të Meksikës së lashtë dhe të re, nga surrealizmi i Frida Kalho-s dhe Dali-së, nga letërsia e Carlos Fuentes-it, nga perënditë e aztekëve të lashtë dhe piramidat e qytetit të Zotave, Teotihuacan-it.
Rreth novelës "Pa zemër në kraharor" të Mira Meksit nga Shpëtim Doda
Me sa duket, Mira Meksi e ka ndarë mendjen. Ka vendosur që të mos ndalet së rrëfyeri fuqishëm, të mos reshtë së magjepsuri lexuesin. Tek novela e saj më e fundit, “Pa zemër në kraharor”, herë përmes fjalësh dhe emrash që shenjojnë dhe përcjellin kohë, e herë përmes fjalësh dhe emrash që shenjojnë dhe përcjellin vende, Mira Meksi e magjeps paq lexuesin dhe e shpie përmes rrëfimit magjik në një mori kohësh dhe vendesh të njohura dhe të panjohura, reale dhe irreale, në kohët historike dhe në viset gjeografike, sikundërse në kohët dhe viset arketipore të Kujtesës dhe të Psikës.
Mbasi përshkon morinë e dendur dhe të ndërlikuar të labirinteve dhe zigzagimeve të novelës, mbasi vozit në viset e nëntokës, tokës dhe qiellit, lexuesi kupton qartë se, njëlloj siç ndodh edhe tek një pjesë e mirë e krijimtarisë letrare të Mira Meksit, gjithçka që gatuhet me rrëfim dhe magji për ta rrëmbyer lexuesin, nuk është vepër e autorit, por e personazhit.
Tek “Pa zemër në kraharor”, është Erosi ai që ndërton magjinë e rrëfimit dhe e magjeps lexuesin; është ai që e shpie në viset, ditët, përvojat, bindjet, idetë dhe ndjesitë e piktores bukuroshe, që sapo është përballur me padashurinë; është ai që e hipën lexuesin në “varkëhirin prej letre”; është ai që e përzien me hirin e padashurisë; është ai që zbret në nëntokë dhe në kohën e vdekjes, dhe është po ai që e nxjerr sërish mbi tokë dhe në kohën e jetës, për ta hipur në të njëjtën “varkë-hirore”, një “varkë” që nuk lundron ujërat e tokës, por të qiellit – një varkë cila simbolizon jo vetëm natyrën prej sfinksi të vetë Erosit, porse dhe natyrën e “artit të fjalës”, e vetë artit të rrëfimtarisë si e këtillë, më së paku nga Homeri e këndejmi, i cili karakterizohet nga një mori ulje-ngjitjesh.
Dhe, së fundmi, është po ky Eros ai që, përmes hyrje-daljeve, sa në botën e dukshme, po aq edhe në të padukshmen; sa në kohën e vdekjes, po aq edhe në kohën e jetës; sa nëpër lëndinat e padukshme të dashurisë, po aq edhe nëpër shkretëtirat e dukshme të padashurisë, e cila në kohët tona qëndron e ulur këmbëkryq mbi frymën e asnjanësisë pornografike të kthyer jo thjesht në modë, por në një sistem i mirëfilltë vlerash etike dhe estetike që nuk mund të luftohet kurrsesi përmes puplave të moralizmit; sa në një jetë, në tjetrën; sa në një dashuri, në tjetrën, e rishton me durim në misteret e veta, duke i bashkëshkrirë në një lëndë të vetme të tëra shpërfaqjet e veçanta të asaj çfarë është universale tek njeriu: Psika, elementi që i bashkon njështazi qeniet reale dhe surreale të rrëfimit, por dhe qeniet reale dhe surreale që rrëfimi i përcjell lexuesit përmes marrjes dhe trajtimit të një tematike “klasike”, ku çdokujt i feks në mendje deri edhe “Gomari i artë” i Apuelios. Tek e fundit, kjo është pamësia që përftojmë në fund të “Pa zemër në kraharor” – tablonë me penelata dhe ngjyra moderniste të një dasme misterike: të dasmës së Psikës njerëzore dhe Erosit hyjnor. Një “martesë” kjo, për të cilën kemi ndjeshmërisht nevojë në kohët e padashurisë shkretane dhe shkretanuese.
Lloji i botimit | Hard Copy |
pages | 64 |
ISBN | 9789928226020 |
Shtëpia botuese | ONUFRI |
Redaktori | Enxhi Hudhri |
Viti i botimit | 2016 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha e leximit | mbi 18 vjeç |
Statusi | I ri |
Përmasat | 14x21 |
Për të gjithë që e duan PUSHTETIN, duan ta kuptojnë PUSHTETIN dhe duan të mbrohen nga PUSHTETI
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.
Materiali i klasës së tetë është matrioshka e sipërme e kësaj kolane botimesh. Me një gjuhë më të pasur materiali shkollor shtjellon kuptimin dhe nevojën e fesë. Është feja që ndihmon njeriun që të pranojë realisht rrethanat ku jetojmë, për të mos ju nënshtruar fatkeqësive dhe vështirësive që sjell jeta e përditshme. Feja ka qenë pasuese e rregullt e...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i shtatë, për klasën e shtatë të shkollës 9vjeçare. Ashtu si dhe në vëllimet pararendëse, edhe në këtë vëllim parashtrohen në përmasa didaktike themelet e besimit islam si dhe njohuria e nevojshme për to. Ky vëllim gjithashtu paraqet edhe aspekte të tjera të jetës së besimtarëve si mirënjohja,...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i gjashtë, për klasën e gjashtë të shkollës 9vjeçare. Në këtë vëllim autorja jep njohuri mbi Islamin, duke u fokusuar në njohjen e mësimeve bazë, kuptimin e fjalës Islam si dhe shpjegimin e shtyllave të fesë. Libri është i ndërtuar me një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme. Më tej në libër...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i pestë, për klasën e pestë të shkollës 9vjecare. Po ashtu si libri për klasën e katërt, edhe ky vëllim ruan formatin e libërrevistës. Edhe materiali brenda tij ka në kapërcyell vëllimin e katërt. Libri ka një raport të përmbysur të materialit analitik me atë grafik. Kjo vjen natyrshëm sepse kemi...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i katërt, për klasat e katërta të shkollës 9vjeçare. Materiali është në formën e një reviste ku autorët i janë përshtatur moshës së kësaj klase, duke e pasuruar materialin me vizatime, skica, poezi dhe tregime në kontekstin e besimit në Zot. Teksti orientohet edhe në rritjen e vlerave për edukimin...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i tretë i serisë, për klasën e tretë të shkollës 9vjeçare. Autorët kanë synuar që në këtë vit shkollor të kësaj kategorie moshe, tju mësojnë fëmijëve udhëzimet e fesë islame, të dërguarit e Zotit, mirësjelljen në shoqëri dhe në familje, miqësinë etj. Teksti është i pajisur me ushtrime zbavitëse,...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i dytë i serisë për klasën e dytë të shkollës 9vjeçare. Autori me një alternim të materialit grafik me tekstin e shkruar, zbërthen në gjuhen e thjeshtë dashurinë për shoqërinë, kuptimin e fjalës Islam, kujdesin e Zotit për gjithësecilin, si dhe disa prej ritualeve bazë të fesë islame dhe kuptimin e...
Pjesë e kontributit të Fondacionit ALSAR në fushën e publikimeve dhe atë të arsimit, janë edhe botimet në seri MësimBesimi të cilat janë përshtatur për nxënësit e shkollave të ciklit 9vjeçar dhe të shkollave të mesme. Këto botime në përputhje me moshën dhe përmbajtjen, zhvillojnë në mënyrë didaktike njohuritë fillestare mbi besimin, edukimin qytetar dhe...
Në historinë e shtypit shqip, kjo gazetë njihet si një e përjavshme politike, shoqërore, kulturore, letrare, historike, me katër faqe, që u shtyp në shtypshkronjën Mbrothësia të Kristo Luarasit, me shkronjat e alfabetit të Stambollit.
Islamizimi i Shqipërisë nën Turqit vjen për herë të parë në lëmin shqiptar të botimeve dhe është një prej dy botimeve madhore të autorit mbi Shqipërinë. Ky librër është një tezë magjistrature e paraqitur në Universitetin e Bostonit në vitin 1941, por e pabotuar më parë. Ky botim shoqërohet me tekstin orgjinal në anglisht, për ti dhënë mundësi çdo të...
Kjo vepër e Prof. Dr. Mehmet Maksudo?lu, Historia Osmane dhe Institucionet vjen në ribotimin e saj të tretë në gjuhën shqipe. Qoftë për nga metodologjia, qoftë për nga analiza krahasimtare, qoftë për nga përfundimet historike të shumë elementëve të periudhës Osmane, ky libër përbën një tekst të rëndësishëm studimor në këtë fushë.
Tragjedia me tre akte Helena është një vepër letrare që falë njohjes së historisë dhe vërtetësisë së paraqitjes arrin të realizohet artistikisht.
Veprat e Hafiz Ali Korçës i përkasin fushës së gjuhës, letërsisë, publicistikës, Islamit, përkthimit etj. Në secilën vepër të tij, H. A. Korça ka arritur të paraqesë dhe të trajtojë probleme të rëndësishme që ndërlidhen me kombin shqiptar, por edhe me kulturën shqiptare në përgjithësi.
Ky libër nga profesori tetovar Metin Izeti është një shtjellim i fenomenit të mevludit ndër shqiptarët.
Ky libër dygjuhësh, shqip dhe boshnjakisht, përbëhet nga materiale të ndryshme të autorit e diplomatit të karrierës z. Shaban Murati, të mbledhura ndër vite.
Kjo vepër e njohur e rilindasve tanë të shquar, vepër e përbashkët e S. Frashërit, Pashko Vasës dhe Jani Vretos, qëndron në themelet e shqipes që njohim dhe shkruajmë sot.
Në ngjarjet zhvillimore të historisë së Shqipërisë dhe të kulturës shqiptare në veçanti ndalimi i besimit, mund të cilësohet me përmasat e një fatkeqësie në historinë tonë moderne.
Konferenca e mbajtur me rastin e kremtimit të 20vjetorit të hyrjes së trupave të NATOs në Kosovë, ka gjetur pasqyrim në botimin Shtetformimi i Kosovës dhe Shqipëria: Sfidat dhe perspektivat.
“Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë” është një simfoni tronditëse e Kujtesës mbi dashurinë. Si e këtillë, është një roman që dallohet qartësisht nga tërë krijimet pararendëse, duke shënjuar pikën më lartë të krijimtarisë letrare të Mira Meksit.
Një novelë policeske me shpirt legjende, “Vrasje në Venecia” është portretizimi thriller i aventurave fatkeqe të refugjatëve shqiptarë nëpër botë, si edhe i shqiptarofobisë
Fantazmadhja mori një grusht drite dhe e hodhi në një magje guri. Pastaj hodhi edhe një tjetër, edhe një tjetër
Në një qytet legjendash në Spanjë, murgjit Luftëtarë kundër harresës së Ikonës kanë vite që punojnë për deshifrimin e misterit që vesh të kuqen e fuqishme të ikonave të Onufrit. Brenda një realiteti të përndezur ndeshjesh me dema, rivalitetesh dhe tradhtish të gjakta, Mira Meksi përshkruan lojën pasionante të jetës ku ngërthehen fort dhe përleshen...
Leximi i ndaluar dhe shkrimet e fshehura është përzgjedhje e sprovave, të cilat, në kolonën e saj "Guri filozofal", Mira Meksi i ka botuar në të përditshmet: "Panorama", "Shekulli" dhe "Shqip" gjatë viteve 2008 - 2011.
Në vigjilje të fundmijëvjeçarit që lamë pas, Shqipëria totalitare, e kruspullosur në vetvete, i përngjan një çmendine; ndërkohë që çmendina e vërtetë, e cila mban të ngujuar elementët më të rrezikshëm për ideologjinë sunduese, shndërrohet në paradhomën që përgatit rininë për botën e lirë nëpërmjet një balloje dhe në vazhdën e një parfumi.
Mira Meksi vjen me një përmbledhje tregimesh dhe novelash para lexuesit shqiptar: Pas suksesit me dy novelat “Vrasje në Venecia” dhe “Pa zemër në kraharor”, botuar gjatë vitit 2016, tashmë janë në një koleksion 16 tregime mistike dhe fantastike, që shënojnë një pamje të re të prozës së shkurtër shqipe
Në një qytet legjendash në Spanjë, murgjit Luftëtarë kundër harresës së Ikonës kanë vite që punojnë për deshifrimin e misterit që vesh të kuqen e fuqishme të ikonave të Onufrit. Brenda një realiteti të përndezur ndeshjesh me dema, rivalitetesh dhe tradhtish të gjakta, Mira Meksi përshkruan lojën pasionante të jetës ku ngërthehen fort dhe përleshen...
Në një qytet legjendash në Spanjë, murgjit Luftëtarë kundër harresës së Ikonës kanë vite që punojnë për deshifrimin e misterit që vesh të kuqen e fuqishme të ikonave të Onufrit. Brenda një realiteti të përndezur ndeshjesh me dema, rivalitetesh dhe tradhtish të gjakta, Mira Meksi përshkruan lojën pasionante të jetës ku ngërthehen fort dhe përleshen...
Mira Meksi vazhdon ta mbajë të mbërthyer lexuesin në magjinë e novelave dhe tregimeve të saj në librin e ri “Hakmarrja e Kazanovës”.
Me një penë mjeshtërore dhe me detaje nga më fantastiket, Mira Meksi ka ndërtuar prototipin e Diktatorit të Luftës së Ftohtë dhe Vetminë e tmerrshme të pushtetit absolut. Satira, ironia e thellë, thrilleri, suspensi policesk dhe rrëfimi magjik kanë mbrujtur lëndën e mrekullueshme të këtij romani me dramacitet të lartë.
“Një epope homerike per Teutën e Ilirisë.” Teuta d’Illyrie -Reine et pirate, prêtresse et amante Éditions Persée 2018
“Një epope homerike per Teutën e Ilirisë.” Teuta d’Illyrie -Reine et pirate, prêtresse et amante Éditions Persée 2018
Me një penë mjeshtërore dhe me detaje nga më fantastiket, Mira Meksi ka ndërtuar prototipin e Diktatorit të Luftës së Ftohtë dhe Vetminë e tmerrshme të pushtetit absolut. Satira, ironia e thellë, thrilleri, suspensi policesk dhe rrëfimi magjik kanë mbrujtur lëndën e mrekullueshme të këtij romani me dramacitet të lartë.
Autorja e librit të suksesshëm “Diktatori në kryq”, ka arritur të përdorë mjeshtërisht idiolektin e Mid’hat bej Frashërit të trupëzuar me gjuhën e mrekullueshme që ilustron kohën dhe vendin e ngjarjeve në këtë roman magjepsës.
Një thriller fantastik ku bashkohet e shenjta e tatuazhit të Alefit dhe brirëve të demit të Kretës, magjia e një varëseje kamé të stërlashtë me kumte pellazge, mugujt e mitologjisë greke dhe tmerri i pandemisë Covid-19 – gjithçka për të zbuluar përjetësinë e thelbit të ekzistencës njerëzore, nga pena mjeshtërore e autores së romanit të suksesshëm “Kutia e...