Degjoje zerin tim View larger

Degjoje zerin tim

Susanna Tamaro BD0444

New product

Përshkrim i shkurtër

Një udhëtim me një mikeshë, një rrugëtim që secili prej nesh përpiqet ta bëjë në jetën e vet, në kërkim të vazhdueshëm të një shtegu të drejtë. Një roman që nuk ka asgjë më pak sesa Thuaji zemrës po.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994300044

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Susanna Tamaro kthehet sërish me të gjithë stilin e saj, kjo shkrimtare e cila kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për disa rrëfime interesante vetjake. Pak ditë pas daljes në qarkullim, ky roman i ri i saj u bë një bestseller. Argumente të trajtuara me brishtësinë e zakonshme të autores, mendime që e bëjnë lexuesin të reflektojë thellë. Është një libër shumë i këndshëm, i shkruar mirë, sigurisht prekës, edhe pse aty-këtu ka ndonjë nuancë ironie. Një udhëtim me një mikeshë, një rrugëtim që secili prej nesh përpiqet ta bëjë në jetën e vet, në kërkim të vazhdueshëm të një shtegu të drejtë. Një roman që nuk ka asgjë më pak sesa Thuaji zemrës po. Çfarë ka ndodhur me të mbesën e Ollgës, gjyshes protagoniste të librit Thuaji zemrës po? U kthye nga Amerika në kohën e duhur, për tu pajtuar me të gjyshen, apo gjeti vetëm letrën e gjatë në formë ditari drejtuar asaj? Po sikur fati ti ketë paracaktuar një mundësi të tretë, që i përjashton dy të parat? Sikur, duke u endur nëpër dhomat e asaj shtëpie të madhe, vetmia ta ketë shtyrë të ngjitet në trapazan, për të kërkuar gjurmë të dy njerëzve të vetëm, të cilët do të kishte dashur vërtet ti njihte: nënës dhe babait të saj? Cilët ishin? Cila ishte historia e tyre? Është me të vërtetë e bija e një princi turk, siç i kishte treguar e gjyshja në fëmijëri, apo ka diçka që ende kërkon të zbulohet? Në kërkim të kësaj të fshehte, vajza gërmon midis bauleve, kartave e fletoreve të zverdhura, duke rikrijuar, faqe pas faqeje, figurat e ndryshme të një mozaiku brezash. Kështu zbulon nga një ditar brishtësinë, ëndrrat dhe turbullimet e ankthshme të nënës së saj, Ilaria, studente për Filozofi, e magjepsur pas një profesori njëzet vjet më të madh se ajo. Zbulon se një stërdajë ka gjetur strehë në një vend të largët, për tu shpëtuar ligjeve raciste dhe prej andej ka vazhduar të dërgojë lajme herë pas here. E inkurajuar nga këto të dhëna të pakta, vajza do të vendosë të niset në kërkim të të atit dhe të atij daje të largët, një udhëtim që do ta çojë tek origjina e brengosjeve të saj.

Data sheet

pages216
ISBN9789994300044
Published year2007
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAdrian Beshaj