Gersheti View larger
Pjesë nga libri

Gersheti

Laetitia Colombani A-005941

New product

100 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928277992

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Tri gra, tri jetë, tri kontinente. E njëjta etje për liri.Indi. Smita është një Dalit, një e Papranuar në shoqëri. Ajo ëndërron që vajza e saj të shkojë në shkollë dhe të shpëtojë nga gjendja mjerane ku jeton familja e tyre.Sicili. Xhulia punon në punishten e të atit. Kur ai pëson një aksident, ajo zbulon që ndërmarrja e familjes së saj ka falimentuar. Kanada. Sara, avokate e shquar, do të marrë drejtimin e studios ku është ortake, kur mëson që është sëmurë rëndë. Të lidhura, pa e ditur, përmes asaj që kanë më intime dhe më të veçantë, Smita, Xhulia dhe Sara nuk e pranojnë fatin që u është paracaktuar dhe vendosin të luftojnë. Historitë e tyre thurin një gërshet shprese dhe solidariteti.

Fragment nga libri:

Shtegun e gjatë, të gjatë, mes kënetave dhe pyjeve - kush e ka shkelur para të gjithëve? Burri, një qenie njerëzore, që erdhi këtu i pari. Nuk kishte asnjë shteg para se ai të vinte në këto vise. Më pas, ndonjë kafshë, duke ndjekur gjurmët e zbehta, në shkurrishte dhe këneta, i thelloi ato edhe më tepër. E pas tyre disa laponë, duke kërkuar udhën e drerëve, ndoqën shtegun dhe morën rrugën nga fusha në fushë, në kërkim të drerëve. Kështu u krijua rruga përmes Almeningut të madh, kjo tokë e pafundme, që nuk i përkiste askujt, kjo tokë e pazot.

Burri erdhi, duke ecur drejt veriut. Mbante një thes, thesin e tij të parë, ku kishte ushqim dhe disa pajisje. Ishte i fortë dhe me pamje të ashpër, me mjekër të kuqërremtë dhe plagë të vogla në fytyrë dhe duar; shenja të plagëve të vjetra - dëshmitare të punës apo përleshjeve? Ndoshta burri kishte qenë në burg dhe po kërkonte një vend për t’u fshehur; apo ndoshta ishte një filozof, në kërkim të paqes: sidoqoftë kështu erdhi, qenia njerëzore, mes kësaj vetmie të madhe.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages224
ISBN9789928277992
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiBlerta Hyska
RomanSagë&Histori
I ri1