Emri im është Dada View larger
Pjesë nga libri

Emri im është Dada

Lena Manda A-005603

New product

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928327079

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Emri im është Dada... Prej vitesh tashmë, madje gati po e harroj edhe vetë që dikur më pagëzuan me emrin Aleksandra. Aleksandra Salvano, e bija e Robertit dhe Haritinës.

Jam fajtore për të gjitha mëkatet që mund të më akuzojnë kisha dhe drejtësia, por nuk ndihem fajtore për asgjë. Çdo gjë erdhi natyrshëm në jetën time ose mua m’u duk kështu. Nuk më kaloi asnjëherë nëpër mend që mund të isha bërë diçka tjetër nga ajo që u bëra. Nuk më kaloi asnjëherë nëpër mend se brenda meje më parë lindte e keqja, pastaj edhe më e keqja, dhe asnjëherë e mira.U linda shumë e bukur dhe kjo ishte një armë më tepër, një kurth i padukshëm për kandidat-viktimat e mia. Asnjeri nuk pret që pamja e një engjëlli të fshehë me një mjeshtri të tillë shpirtin e zi të një djalli, i cili është i vendosur të mbjellë vdekjen dhe shkatërrimin. Madje vdekja, që kaq lehtë vendosja për dikë, ishte ndoshta shpëtim, katarsis, pastrim; ishte shpëtim nga diçka tjetër që i priste, shumë më e keqe se vdekja.

Armiq... Vetëm të tillë bëra në jetën time. Miq nuk bëra kurrë, por asnjëherë nuk e ndjeva mungesën e tyre. Miqësia ishte për mua dobësi, një armë në duart e kundërshtarit, dhe nuk isha nga ato që jepja shanse të tilla, dhe as nuk doja pesha të tepërta.

Emri im është Dada. Jetoj në një botë, që e ndërtova vetë, sipas rregullave të mia. Emri im është Dada dhe nuk pendohem...

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages552
ISBN9789928327079
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1