Kjo ane e parajses View larger

Kjo ane e parajses

Francis Scott Fitzgerald BDR049

New product

Përshkrim i shkurtër

Kjo Anë e Parajsës, romani i parë i Ficxheraldit, rezultoi një sukses i menjëhershëm, i jashtëzakonshëm, kur u botua për herë të parë në vitin 1920; kjo vepër ndërtoi famën e tij letrare. Ndoshta romani më përcaktues i atij Brezi të Humbur, ky rrëfen historinë e Amori Bllejnit, një student i pashëm, i pasur i Prinstonit, i cili përfshihet pa shumë entuziazëm në kulte letrare, aktivitete liberale studentore dhe një numër flirtesh boshe me gra të reja. Megjithatë, kur më në fund bie vërtet në dashuri, vajza e refuzon për një tjetër.

More details

105 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Dritan
ISBN9789928184115

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Pas shërbimit ushtarak në Francë gjatë Luftës së Parë Botërore, Amori kthehet dhe nis një karrierë në industrinë e reklamave. Akoma i ri, po ndërkaq cinik dhe i lodhur nga bota, ai është shembulli i djemve dhe vajzave të viteve njëzet të shekullit të shkuar, një brez që, siç e përshkruan Ficxheraldi, qe rritur për të zbuluar se gjithë zotat kishin vdekur, gjithë betejat ishin luftuar, gjithë besimet te njeriu ishin tronditur. Pothuaj aq e përkryer sa çmund të jetë një vepër Shpirti i lavdishëm i rinisë shkëlqen në këtë rrëfim magjepsës. Amori, egotisti romantik, është në thelb i riu amerikan. The Neë York Times Një shfaqje brilante e premtimit letrar... Proza e Ficxheraldit është e aftë të lartësohet në qiell si një violinë dhe të prekë lexuesit e vet sa me tingujt e mekur e të ngjirur, aq edhe me notat e mprehta... Craig Raine Botuar kur ai ishte njëzet e tre vjeç, romani i parë i F. Skot Ficxheraldit, Kjo Anë e Parajsës, e lartësoi atë si djalin e artë të Epokës së Xhazit që po agonte. Si kronikë e viteve të rinisë, asnjë vepër tjetër letrare nuk mbetet kaq shprehëse dhe kaq therëse.

Data sheet

pages320
ISBN9789928184115
Published year2015
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë