Bonavia View larger

Bonavia

Dragan Velikic A-008471

New product

Përshkrim i shkurtër

"Bonavia" është afresku i mbarë shoqërisë postjugosllave në kërkim të një identiteti të ri në rravgimin e vet midis të shkuarës së anatemuar, të tashmes problematike dhe të ardhmes së pasigurt. 

More details

507 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928366276

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Në këtë roman gjallojnë një galeri personazhesh komplekse, të cilët enden si somnambul në një realitet që ngjan me një ëndërr dhe zhgjëndrrës, që përfton përmasa fantazmagorike.

Jeta është një këmishë force në çfarëdolloj dimensioni që enden personazhet e tij: Beograd, Zemun, Vjenë, Boston, Kaliforni; ndërsa Vdekja krijon atë ekuilibër që jeta është e pazonja t'iu ofrojë të gjallëve në endjen e tyre.

Romani i Dragan Velikiçit është një lojë pasqyrash për të gjithë ne që jetojmë në këtë gadishull të kontinentit të vjetër, qofshim serbë, shqiptarë, boshnjakë, kroatë, malazez etj. Paradoksalisht të ndarë në ngjashmëritë tona dhe të përbashkuar në mllefet e mëritë që na ndajnë e përçajnë.

Është pikërisht ky dimension mbarëballkanik, që e bën këtë libër të rrugëtojë në vendet tona dhe i bën personazhet e tij të flasin natyrshëm sa serbisht, kroatisht, boshnjakisht dhe, së fundi, edhe shqip.

Data sheet

pages296
ISBN9789928366276
Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori
I ri1