Justine Lévy BDI0318
New product
Me një ekuilibër të përsosur midis emocioneve, ironisë dhe origjinalitetit çarmatosës, Justine Lévy na dhuron një histori të pasionuar të amësisë, aventura më intime dhe unike e shpirtit njerëzor.
504 Items
Shtëpia Botuese | Dituria | |
Të jesh nënë është e thjeshtë, të jesh nënë është një gjest dashurie pa kushte dhe, për ta përmbushur, duhet të zhvishesh nga egoizmi i fëmijërisë, të lësh pas rolin tënd si bijë. Për Luizën ky është një kapërcim i detyrueshëm: ajo zbulon që është shtatzënë pikërisht kur Alisa, nëna e saj, po vdes.
Ndjenja e fajit shfaqet nga e kaluara dhe gëzimi për këtë krijesë të re që dridhet brenda saj, përleshet me dhimbjen për Alisën, ikonë e bukurisë dhe modele e artistëve e stilistëve të haute couture dikur, por që tashmë dergjet në vetmi në një klinikë parisiane.
Ndërsa e ndihmon nënën në rrugën e sëmundjes, midis spitaleve, përkujdesjeve e shëruesve pa zemër, Luiza kalon në skaner jetën e vet: një fëmijëri e shënjuar nga divorci i prindërve dhe zgjedhja e saj për të jetuar me babain - intelektual magjepsës, i ngecur mes grave dhe popullaritetit - sepse në jetën e hallakatur të një supermodeleje të famshme, viktimë e drogave dhe ekseseve, nuk ka vend për një bijë.
Është një zgjedhje e dhimbshme, një braktisje që i kushton shumë Luizës dhe që i lë një ndjenjë të thellë zbrazëtie në shpirt. Ndihet një vajzë e keqe, një bijë e keqe.
E megjithatë, tani, në fund dhe në mënyrë paradoksale, ajo mund ta zhbëjë atë, duke e shoqëruar nënën në çastet e fundit, në botën e pamëshirshme të spitaleve.
Dhe pastaj rrethi mbyllet: Alisa e brishtë lë skenën dhe Anzhela vogëlushe lind, duke i dhënë Luizës një forcë të madhe.
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 187 |
| Published year | 2018 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Diana Çuli |
| Roman | Psikologjik |
Me një stil të drejtpërdrejtë dhe thellësisht të sinqertë, në distancën e duhur nga një material autobiografik, ende me dhimbje të gjallë, një rrëfim-çlirim, në të cilin Justine Lëvy nuk fsheh asgjë nga vuajtja e saj e brendshme dhe duke qortuar pa mëshirë veten, ngre për kontrast boshllëkun e errët të atij që i qëndronte pranë.