Krejt pa frere

Fitim Sula A-004398

New product

Përshkrim i shkurtër

Autori i romanit është skulptor. Ka një ekspozitë të plotë në gdhendje e punime druri. Gjithashtu ka botuar katër libra të suksesshëm. Duke shkruar romanin e shkurtër ai tërheq një vëmendje interesante në botën letrare shqiptare... Ky roman është një krijim që të imponohet, është një mundësi shpresëdhënëse për të krijuar shkurt një vepër të shkurtër me pretendimin për të qenë edhe model.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
ISBN9789928034120

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Kush janë këta kuaj? Ҫfarë përfaqësojnë ata? Përse pa frerë? Nga cili pyll vijnë? Nga ç’botë e egër kanë zbritur? Këto janë disa nga pyetjet që të ngërthejnë kur lexon në ballinën e librit, titullin, sa mistik, po aq edhe i dukshëm e tokësor. Nga ana tjetër është një metaforë. Djemtë që morën revan në një vit të zi krize janë thjesht kuaj pa frerë!...

Libri nis nga një çarje, nga një shteg disi rastësor..., duke u ndeshur me një kaos të pa kuptimtë..., në një terren gati të tharë nga jeta. Një e nga një, personazhet futen në «betejën» e një jete dhe veprimi disi absurd, por që rrjedha e ngjarjeve zhvesh mjegullën e gjithçka qartësohet fletë pas flete...

Personazhi kryesor, Vrakoti, kupton dhe shikon drejt e në sy burimin ku farkëtohen fatet e njeriut, të shoqërisë, e ndoshta të mbarë njerëzimit. Diku në fund, tashmë banor i Hadit pellazgjik, ai përballet me deduksionin e Migjenit, poetit të dhembjes më të epërme njerëzore: «Po mirë! Më në fund populli qenka trimëruar në kuptimin qytetar. Paska vazhduar të kuptojë nga i ardhka e keqja. Ah..., idhujt pa krena!»

Nga faqja e parë në të fundit libri lexohet i shoqëruar me një lloj ankthi, pasi e kupton se jeta e personazheve është në zgrip. Por sigurisht janë gjetur mjetet e duhura që të «shpëtohet» me elegancë ajo që ndihet, diçka që rrjedh natyrshëm dhe bëhet në mënyrë të sigurt. Si një komunikim i hapur. Por kundërshtarin nuk e ke përballë, as «armikun», edhe pse «lufta» ishte shpallur...

Edhe intriga është e hapur, madje e hajthët, pa ndërrim rolesh, humbje territori, ndikimesh e kështu me radhë. Duke lexuar librin ndeshemi me një natyrë për t’u pasur zili, në kuptimin se si nuk trandet personaliteti, po që karakteret mbeten të kthjellët, pa ulje-ngritje të forta, që ruajnë një vijë horizonti të drejtë. Personazhe që të tërheqin edhe për inteligjencën për të dhënë e kuptuar se prezenca e kësaj dalldie njerëzore është gati jashtë normave ...

Romani ka një cilësi të tijën që autori e mbush me elegancë, pa zhurmë, veç me dije e racionalitet. «Kuajt pa frerë» është edhe një model i romanit të shkurtër duke dalë bindshëm në skenën e afirmimit e të konkurrencës. Po ashtu ai është modeli i një përcaktueshmërie të hapur dhe autori liberal në shije, që ka për t’u mbajtur mend gjatë.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages176
ISBN9789928034120
RedaktoriXhevahir Lleshi
Published year2019
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori
I ri1