Kosova mon amour View larger

Kosova mon amour

Klara Buda KBU0002

New product

Përshkrim i shkurtër

“Kosova mon amour’ nuk është shkruar si një libër më vete, në përmbajtje të tij janë përzgjedhur artikuj dhe ese që shprehin shqetsimin qytetar tw autores. Ky libër tregon se si Buda e njohu çdo pjesë të Kosovës gjatë bombardimeve në mars të 1999, teksa raportonte prej Parisit, si gazetare e Radio Francë Internacionale.

More details

900 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEMA
ISBN9789951721424
Viti i botimit2017

950 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Te “Kosova mon amour” Buda na flet për ish-presidentin Ibrahim Rugova, duke treguar sesi e njohu këtë politikan e kritik letrar, ku çmon lart “Refuzimin estetik”, po aq sa “Rezistencën paqsore”. Ajo analizon se këto nuk janë vetëm rezultat i studimeve të tij në Francë, në vendin e tolerancës, por janë burim i mençurisë së grave të Rugovës.

Sipas saj, në një familje ku burrat kishin ikur shpejt si rezultat i konflikteve me serbët ato i mësuan tolerancën dhe butësinë, që të mbijetonnin. Aty nuk mungon as portreti i William Walker-it, apo rrëfimet për tmerret që përjetuan gratë e Kosovës.

Një hapësirë e përbashkët kulturore e Kosovës e Shqipërisë ka qenë prej kohësh vizion i Klara Budës.

E diplomuar në Histori arti në E.P.H.E. në Paris, në të njëjtin Institucion që frekuentoi edhe ish-presidenti Rugova, Klara Buda ka punuar edhe në UNESCO e BBC. Peticioni i saj për Kosovën, më 1998, që përmendëm në fillim të këtij shkrimi, u mbështet nga një numër intelektualësh francezë dhe luajti rol vendimtar në informimin e opinionit publik të Francës mbi pastrimin etnik që po ndodhte në Kosovë.

Ky peticion pati ndikim në instancat vendimmarrëse pranë presidentit Jacques Chirac, i pari që ndërmori kthesën e politikë franceze ndaj Kosovës dhe ishte në ballë të përfshirjes së Francës në bombardimet e NATO-s në ish-Jugosllavi.

 

Data sheet

Lloji i botimitHard Copy
pages174
ISBN9789951721424
Viti i botimit2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1