Klara Buda KBU0002
Libër i ri
“Kosova mon amour’ nuk është shkruar si një libër më vete, në përmbajtje të tij janë përzgjedhur artikuj dhe ese që shprehin shqetsimin qytetar tw autores. Ky libër tregon se si Buda e njohu çdo pjesë të Kosovës gjatë bombardimeve në mars të 1999, teksa raportonte prej Parisit, si gazetare e Radio Francë Internacionale.
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | PEMA | |
| ISBN | 9789951721424 | |
Te “Kosova mon amour” Buda na flet për ish-presidentin Ibrahim Rugova, duke treguar sesi e njohu këtë politikan e kritik letrar, ku çmon lart “Refuzimin estetik”, po aq sa “Rezistencën paqsore”. Ajo analizon se këto nuk janë vetëm rezultat i studimeve të tij në Francë, në vendin e tolerancës, por janë burim i mençurisë së grave të Rugovës.
Sipas saj, në një familje ku burrat kishin ikur shpejt si rezultat i konflikteve me serbët ato i mësuan tolerancën dhe butësinë, që të mbijetonnin. Aty nuk mungon as portreti i William Walker-it, apo rrëfimet për tmerret që përjetuan gratë e Kosovës.
Një hapësirë e përbashkët kulturore e Kosovës e Shqipërisë ka qenë prej kohësh vizion i Klara Budës.
E diplomuar në Histori arti në E.P.H.E. në Paris, në të njëjtin Institucion që frekuentoi edhe ish-presidenti Rugova, Klara Buda ka punuar edhe në UNESCO e BBC. Peticioni i saj për Kosovën, më 1998, që përmendëm në fillim të këtij shkrimi, u mbështet nga një numër intelektualësh francezë dhe luajti rol vendimtar në informimin e opinionit publik të Francës mbi pastrimin etnik që po ndodhte në Kosovë.
Ky peticion pati ndikim në instancat vendimmarrëse pranë presidentit Jacques Chirac, i pari që ndërmori kthesën e politikë franceze ndaj Kosovës dhe ishte në ballë të përfshirjes së Francës në bombardimet e NATO-s në ish-Jugosllavi.
| Faqe | 174 |
| ISBN | 9789951721424 |
| Viti i Botimit | 2017 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
I përpunuar me art, imagjinatë dhe ndjenjë, “Kloroform” është një roman që lexohet me një frymë dhe të mban pezull deri në rrjeshtin e fundit. Përvoja jetësore, shkollimi në perëndim, mjeshtria artistike i kanë dhënë këtij romani sukses në komunikimin me lexuesit e shumtë
Romani Pëshpërimë Gruaje është një fiksion që i vendos ngjarrjet në vitet 80- të në regjimin totalitar shqiptar dhe trajton rrugën e individëve nga një kolektivitet mbytës drejt lirisë. Megjithe terrorin e friken ideali i lirisë, ka mbijetuar githmone edhe në diktaturat më të ashpra. Review e Mandi Gueguen rreth këtij romani e gjeni tek linku këtu
"Rrëfenja kuteliane" është një tregim i shkurtër i shkruar në mënyrë të veçantë për t'u dëgjuar me ndërmjetësinë e një lexuesi, i cili transformohet në rrëfimtar, pa asnjë udhëzim, veçse duke ndjekur tekstin.