Reduced price! Mili dhe Hajdhea View larger

Mili dhe Hajdhea

Zef Skiroi A-001211

New product

Përshkrim i shkurtër

Mili dhe Haidhea është cilësuar prej Prof. Eqerem Çabejit si një nga poemat më të bukura të romantizmit shqiptar. Aty autori derdhi emocionet djaloshare, të cilat mbetën thelbësore edhe në botimet e mëvonshme, duke qenë vepra më e mirë e rinisë së tij.

More details

506 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789992759585

266 Lekë

-24%

350 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Poema nis dhe mbaron me një histori dashurie dhe pikërisht për këtë arsye Skiroi e ka quajtur veprën e vet idil. Skiroi e shndërron dashurinë në një prej trajtave me të cilat Zoti u shfaqet njerëzve, për të kërkuar prej tyre të mirën e virtytin në përgjithësi.

Në përfytyrimin e Skiroit, dashuria është një lloj besimi, në kuptimin fetar të fjalës; kur dy të rinj e duan shumë njëri-tjetrin, përmes ndjenjës së tyre ata kthehen jo thjesht në bartës të divinitetit, por edhe në shfaqjen konkrete, më të prekshme e më të bukur të tij.

Ashtu si në shumë vepra të romantikëve, sidomos të Europës Lindore e të vendeve ballkanike, edhe në poemën Mili dhe Haidhea prirja folklorike është mjaft e ndjeshme, kjo për shkak se Skiroi njihte shumë mirë jo vetëm folklorin arbëresh, por edhe atë të trojeve shqiptare.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages100
ISBN9789992759585
Published year2005
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë