Reduced price! Mbi dashurine dhe harresen View larger

Mbi dashurine dhe harresen

Enea Ruçi BF0202

New product

6 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Fishta
ISBN9789928805119

680 Lekë

-15%

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

DIEJ TË LARGËT

Rrëfimi realizohet në vetën e parë. Narrator është personazhi kryesor.

Në këtë protagonist është blatuar një karakter qëllimisht kompleks. Ai përfaqëson pjesën dërrmuese të asaj gjenerate, që pajiset me diploma pak ose aspak të vlefshme dhe, me gjithë utopinë, hidhet në dinamikën e vrullit të jetës, nga ku është i destinuar të dalë i dërrmuar, i shtypur dhe i transformuar.

Pavarësisht dhuntisë dhe talentit letrar, aspekt ku ai ka dyshimet dhe dualitetet e veta, gjendet i paplotë në profesionin e tij, gjë që i faturon kosto të konsiderueshme psikike, morale dhe intime, duke i paracaktuar kështu një vend aspak komod në shoqëri. Në këtë kontekst, përveç akuzës së hapur, ndjehet dhe një thirrje e fshehur për të përmbysur disa fenomene të shëmtuara në fushën e arsimit.

Një tjetër linjë e rrëfimit që ingranohet gradualisht deri sa shkrihet me atë që sapo përmendëm, është edhe marrëdhënia e personazhit kryesor me Asian, të fejuarën e tij që është një studente në Fakultetin e Ekonomisë. Ata janë njohur në një kontekst krejt tjetër. Dikur jetonin në një qytet të vogël, qarqet letrare të të cilit i jepnin gjithnjë e më tepër jehonë krijimtarisë së djaloshit dhe e shihnin me mjaft potencial në të ardhmen. Deri në kohën kur zhvillohen ngjarjet, ajo kishte jetuar me bindjen e të pasurit në krah Mbinjeriun. Vendimi i tij për t’u tërhequr nga profesioni, u interpretua prej saj si dobësi dhe ngjalli zhgënjimin që sa vjen e shtohej. Procesi i heshtur i këtij çmitizimi solli braktisjen, justifikueshmëria ose pajustifikueshmëria e së cilës i mbetet lexuesit për ta përcaktuar, zhvillim ky, që përveç evokimit të emocioneve dhe përjetimeve estetike, e dërgon këtë të fundit drejt një sentence gati filozofike: Për t’i qëndruar besnik vetes, ndodh shpesh të braktisesh nga të tjerët.

A ia vlen të shtiremi për të mos prishur monotoninë e “rehatisë” së përbashkët?

Për pyetje të kësaj natyre gjithsecili ka gjykimin individual në varësi të forcës, formimit, rrethanave dhe mentalitetit jetësor.

MBI DASHURINË DHE HARRESËN

Armando Preza, një personazh në kërkim të gjithckaje dhe asgjëje. Pak kohë më parë ka humbur të shoqen në një aksident, me të cilin, për cudi, vazhdon të mos  pajtohet. Në këtë e sipër, duke mos përfillur gjendjen e tij të njimendtë, ai gjendet në nje lidhje pasioni, ku vazhdimisht e ndjekin një palë sy dhe ndjesia e bashkëshortit që tradhton gruan e vet. Është kjo marrdhënie e re që e bën atë të perceptojë të vërtetën, edhe pse ngjall brenda tij të tjera vuajtje të forta…

I ndodhur në vorbullën e dyzimit, përballë dy realiteteve, ai shpesh përpiqet, harron, feston, ligështohet, ënderron si kurrë më parë, tregon mirënjohje, tenton arratinë nga vetvatja, shpreson, gjersa në fund zhgënjehet.

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages144
ISBN9789928805119
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 12 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1