Enea Ruçi

Lindi më 26 gusht të vitit 1991. Deri në vitin 2017, ka jetuar në qytetin e Pogradecit dhe, më pas, u vendos në Tiranë. U diplomua në universitetin Fan S. Noli në degën: "Gjuhë shqipe dhe letërsi" në qytetin e Korçës. Ka qenë kryeredaktor dhe themelues i gazetës "Studenti" përgjatë viteve 2013 dhe 2014, në të njëjtën kohë ka qenë dhe kryetar i lidhjes së krijuesve të universitetit "Ozoni letrar".


Qysh prej vitit 2018 punon si mësues i lëndës së gjuhës shqipe dhe letërsisë në shkollën jopublike "Woodrow Wilson" në Tiranë. Ka botuar dy vëllime me poezi "Psherëtimat e ëndrrës","Nata s’e mbajti fjalën" dhe dramën "Antabuse – Dhurata e së keqes".

Lista e librave të autorit

Showing 1 - 1 of 1 item
Showing 1 - 1 of 1 item