12 mentalitete View larger

12 mentalitete

Bilal Kola BLK0001

New product

Përshkrim i shkurtër

Një udhërrëfyes për të përmirësuar në mënyrë radikale cilësinë e jetës

More details

78 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN9789928388049

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Autori Bilal Kola sjell librin e tij udhërrëfyes: 12 MENTALITETE për të përmirësuar në mënyrë radikale cilesinë e jetës. Libri i ri i Kolës prezanton lexuesin shqiptar me një zhanër pioner për letrat shqipe në fushën e këshillimit, motivimit dhe vetëpërmirësimin, duke përcjellë një narrativë të organizuar në 4 pjesë, përkatësisht: Ripërtëritja Emocionale; Vetëdija në lidhje me vetëpërmirësimin; Ndërveprimi profesional, personal dhe social; si dhe Vetëpërmbushja në profesion dhe jetë sociale me anë të aktiviteteve që rezonjnë më talentin dhe pasionin e gjithësecilit.

Libri i ri i Bilal Kolës, përbëhet gjithsej nga 12 kapituj që trajtojnë një gamë të gjerë aspektesh si për shembull:

promovimin e mënyrave dhe teknikave në funksion të jetuarit në të tashmen si p.sh. ushtrimin e hobbies, si dhe praktikimin e jogës dhe meditimit.

pranimin e realitetit (pranimin emocionalisht dhe mendërisht e fenomenit të ndodhur sado i pakëndshëm qoftë ai fenomen) si një mekanizëm efikas në çlirimin e energjive negative dhe ri-vitalizimin e mendjes dhe trupit.

konceptin e te falurit si një dhuratë që ja bëjmë vetes duke përjetuar lirinë e vërtetë të mendimit dhe veprimit.

përjetimin e paqes së brendshme në përballjen e pashmangshme me sfidat dhe vështirësitë që na sjell jeta.

mendjes se hapur si mekanizmin më efikas në lidhje më mësimin dhe vetëpërmisimin në çdo dimension të jetës.

mosfiksimin ndaj njerëzve dhe gjërave si çelësin e përmirësimit dhe mirëmbajtjes së gjendjes emocionale dhe përjetimin e ekuanimitetit.

ridimensionimin e krahasimit social duke kultivuar dhe praktikuar krahasimin motivues dhe frymëzues në funksion të shndërrimit në versionin më të mirë të mundshëm të vetes.

inteligjencen emocionale dhe sociale si gurëthemelin e suksesit në biznes, profesion dhe jetë sociale.

mirësinë dhe modestinë si mekazmin më të rëndësishëm në funksion të ndërveprimit të suksesshëm në biznes, profesion dhe jetë sociale.

kultivimin dhe praktikimin e vlerësimit dhe falenderimit për gjithçka, duke mos marrë për të mirëqenë gjërat që kemi në jetë, si mekanizmin më të rëndësishëm të vetëpërmbushjes së brendshme.

dështimin e pashmgshëm që përjetojmë në jetë dhe mësimin nga pësimet në funksion të ringritjes në biznes, profesion dhe jetën përsonale; si dhe

vetëaktualizimin ne biznes, karrierë dhe jetë sociale duke bërë në jetë gjërat që rezonojnë me talentin dhe pasionet e gjithësecilit.

Libri është i pasuruar me ngjarje personale, referenca dijetaresh të shquar të njerëzimit, autorësh te spikatur ndërkombëtare, si dhe gjetje nga studimet shkencore te kryera nga katedrat akademike me prestigjoze ne rang global (si p.sh. Oxford, Cambridge dhe Havard) në funksion të prezantimit të lexuesit me një udhërrëfyes gjithëpërfshirës në lidhje me vetëpërmirësimin në të tre dimensionet e jetes (atë profesional, social dhe personal).

Vlen të theksojmë një fakt interesant se, përtej qasjeve shkencore dhe atyre që burojnë nga dija empirike që autori i sjell lexuesit, Bilal Kola është në fakt një shembull i gjallë i asaj që beson dhe transmeton nëpërmjet këtij teksti.

Data sheet

pages272
ISBN9789928388049
Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1