Bilal Kola

Bilal Kola lindi dhe u rrit (deri në moshën 18 vjeçare) në një kamp internimi të regjimit komunist në afersi të Lushnjes, duke përjetuar një sërë primivesh në jetën e tij përgjatë rregjimit komunist. Pas vendosjes së demokracisë ai mbaroi studimet akademike Bachelor dhe Master për Drejtësi në të Drejtën Ndërkombëtare Tregtare në London South Bank University dhe London Metropolitan University. Midis kualifikimeve të tjera akademike, ai ka përfunduar Doktoraturën për Studime Strategjike në International University Montgomery, SHBA. Përgjatë karrierës se tij rreth 25 vjecare, avokat Bilal Kola ka punuar per institucione dhe korporata të rëndësishme në Shqipëri dhe jashtë si dhe ka dhënë leksione në Shqiperi e jashtë. Ai gjithashtu ka mbrojtur dhe perfaqësuar interesat e shtresës se ish të përndjekurve politikë. Kola, megjithëse nga ana vokacioni dhe profesioni është një racionalist dhe procedurialist, i paraqet lexuesit në këtë libër një anë tjetër të  dimensionit njerëzor: vetëeksplorimin me mendje të hapur për të bërë në jetë gjëra përtej konvencionales. Kjo në funksion të vetëpërmirësimit dhe vetëaktualizimit në tre dimensionet e jetës – atë profesional, personal dhe social. “12 mentalitete” është libri i parë i këtij autori.

Lista e librave të autorit

Showing 1 - 1 of 1 item
  • Quick view
    1 020 Lekë 1 200 Lekë -15% In Stock

    Një udhërrëfyes për të përmirësuar në mënyrë radikale cilësinë e jetës

    1 020 Lekë
    1 200 Lekë -15%
    Reduced price!
    In Stock
Showing 1 - 1 of 1 item