Max Seeck MUZ0060
New product
Seria “Gjuetari i shtrigave” vazhdon me romanin e ri, sjell në shqip nga Botimet Muza. Në këtë roman thriller, hetuesja Xhesika Niemi është në garë me kohën për të gjetur lidhjen mes një trupi me shenja të çuditshme që ka dalë në bregdetin e akullt të Finlandës dhe dy zhdukjeve enigmatike.
11093 Items
Shtëpia Botuese | Muza Botime | |
| ISBN | 9789928361332 | |
Kanë kaluar gjashtë muaj që nga përplasja e Xhesikës dhe sektit misterioz të shtriganëve vrasës dhe vdekja e mentorit të saj.
Makthet e saj mbi të ëmën dhe magjinë që e shkatërroi atë janë bërë më të forta, por ajo përpiqet të qëndrojë e përqendruar. Skuadra e saj tashmë është nën drejtimin e shefes së re dhe ka në hetim një rast vrasjesh dhe zhdukjesh në seri.
Në brigjet e akullta të një plazhi është gjetur kufoma e një vajze të re dhe në të njëjtën kohë janë zhdukur edhe dy influencues të famshëm të Instagramit.
Influencuesit e zhdukur dhe vajza e vrarë kanë lidhje me një kult djallëzor. Gjatë hetimit, Xhesika ndesh një foto të mistershme - të një fari në një ishull të vetmuar - me një poezi të frikshme nën të, që jep hollësi mbi një vrasje.
Makthet me të ëmën bëhen befas shumë të vërteta, duke e shtyrë Xhesikën të mendojë se mos vajza e vdekur po përpiqet t’i tregojë diçka për vrasjet. Dhe teksa nxiton për të zgjidhur çështjen e saj të fundit në polici, e shkuara e tmerrshme kthehet me ulërimë dhe kërcënon ta shkatërrojë.
Në shqip, nga i njëjti autor, Shtëpia Botuese Muza ka botuar: Gjuetari i shtrigave, Engjëjt e Hamurabit, Prekja e së keqes.
| pages | 504 |
| ISBN | 9789928361332 |
| Redaktori | Klodiana Metani |
| Published year | 2023 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Sofika Note |
| Roman | Mister&Thriller |
Ky libër debutues i Max Seeck-ut është një thriller intensiv, me një komplot të thurur me aq mjeshtëri sa lexuesi e ka të vështirë ta heqë mënjanë e të mos e çojë deri në fund. Max Seeck është autor bestseller i The New York Times. Ky libër ka fituar çmimin Debut Thriller Prize për vitin 2017
Vjen në shqip një thriller tjetër nga autori i romanit thriller “Engjëjt e Hamurabit”. “Gjuetari i shtrigave”, libri i parë i serisë thriller me protagoniste detektiven Xhesika Niemi, është Neë York Times dhe Spiegel Bestseller. Po përkthehet në 40 gjuhë të ndryshme dhe së shpejti do të jetë edhe serial televiziv në Hollywood nga Greg Silverman i Stampede...
Prekja e së keqes” është libri i dytë i trilogjisë bestseller të autorit Max Seeck.
Mëria e fundit është libri i fundit i trilogjisë me protagoniste hetuesen Xhesika Niemi. Nga i njëjti autor Shtëpia Botuese “Muza” ka botuar: Gjuetari i shtrigave, Engjëjt e Hamurabit, Prekja e së keqes dhe Rrjeti i djallit. Ky roman ka fituar çmimin Glass Key Aëard në vitin 2023. Një roman mbi fantazmat e së shkuarës.