Zoti qeshi deri ne fund View larger

Zoti qeshi deri ne fund

Raimonda Belli Gjencaj BDI0704

New product

Përshkrim i shkurtër

Midis trillerit dhe dramës, kjo histori do t'ju mbajë pas vetes, derisa të keni kthyer faqen e fundit.

More details

1106 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928366900

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Paraja është gjithçka dhe asgjë. Mund të ta lehtësojë jetën, por nuk të ndih ta blesh atë. Të qenit i pasur të jep ndjesinë e zotërimit. Jo vetëm të asaj që ke, por edhe të asaj që sheh dhe dëshiron ta kesh. Me çdo kusht; pa e vrarë mendjen për jetën e tjetrit. Fuqia e parasë njehsohet me fuqinë e zotëruesit. Paraja zgjon lakminë, duke shkatërruar vlerat morale të individit. 

Kjo frymë përshkon romanin "Zoti qeshi deri në fund". Personazhe pa emër, të identifikuar sipas profesionit, të mbledhur në një ndërtesë plot luks, jo për shkak të lidhjes së gjakut, por për t'i ikur vetmisë.  Ajo që i ka bërë bashkë, një grua e suksesshme në bizneset e saj, e ka gjetur si një mënyrë për të projektuar të ardhmen. Ata jetojnë të tashmen, në një rutinë të pandryshueshme deri ditën kur shfaqet dikush, që vjen nga larg. Djaloshi, më i riu ndër ta, e di se ku shkel. Ka ardhur me një porosi, që duhet ta përmbushë, si amanetin e shenjtë të dikujt, që nuk rron më. Ai është i vendosur për ta mbajtur fjalën, deri në çastin që djalli me ngjyrë të florinjtë nuk i zapton shpirtin. Pas kësaj, historia merr tjetër udhë...

Një grua që s'ka shumë që i ka kaluar të pesëdhjetat, me një histori të trazuar sentimentale,  tashmë të lënë pas krahëve, me shumë mundim. Një djalosh i pashëm, me moshë sa gjysma e saj, që tundohet nga pasja. Nuk mund të bëhet bir për shpirt i askujt, por duhet të gjejë shtegun për të shtënë në dorë pasurinë. E lehtë nuk është, por jo dhe aq e vështirë për dikë që ka studiuar psikologji... Preja e tij është e brishtë. Ai i merr ndër duar mendjen dhe shpirtin... Një përballje me kundërshtarë: Ndjenja dhe Interesi.  

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages368
ISBN9789928366900
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 12 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1