Kenneth Oppel A-004989
New product
Qiellthyesi vijim i romanit Biri i qiellit tregon sërish se fama e Kenneth Oppelit si autori kryesor i romaneve fantastikoshkencore për fëmijë e të rinj në Kanada, është më se e vërtetë. Qiellthyesi është një roman fantastikoshkencore plot me aventura, mister dhe të papritura. Rekomandohet për fëmijët mbi dhjetë vjeç!
496 Items
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9789928292483 | |
Në këtë vazhdim befasues të romanit fantastik Bir i qiellit, fitues i çmimit Governor General, gjashtëmbëdhjetëvjeçari Met Kruiz, fluturon më lart se sa e kishte ëndërruar ndonjëherë.
Ish-muço në aerostatin Aurora, tani student në Akademinë Ajrore në Paris, ai po kryen një trajnim dy-javor në një anije ajrore ngarkesash, kur kapiteni i tij sheh një aerostat legjendar fantazmë, Hiperionin.
I humbur në një stuhi në agim të epokës së aviacionit, për Hiperionin që lundron në re që prej 40 vjetësh, ekzistojnë legjenda sikur ai mbart një thesar të madh. Papritmas Meti është i vetmi njeri, që njeh koordinatat e tij.
Shumë shpejt, ai dhe e dashura, Kejt de Vries, përfshihen në një gjueti të rrezikshme të këtij thesari, së bashku me Halin, që hiqet si pilot i një anijeje ajrore të fuqishme, që i kap me lehtësi lartësitë dhe Nadirën, një vajzë rome misterioze, e cila pretendon se ka çelësin e thesareve të bllokuara në Hiperion.
Duke e lexuar këtë libër, të kujtohen mitet e Ikarit dhe Prometeut, si dhe aventurat klasike të librit 20 000 lega nën det. Qiellthyesi është i mbushur me mister, me aksion dhe me ndjenja: përpara ngjarjesh të tilla, deri ku mund të arrijnë kufijtë e ambicies njerëzore, do të pyesë lexuesi.
Me piratët, përbindëshat e qiellit dhe shpirtrat e shqetësuar, për të mos përmendur makinat fluturuese të çuditshme, të denja për të zënë vend në një muze aviacioni,
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 360 |
| ISBN | 9789928292483 |
| Published year | 2020 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha e leximit | mbi 10 vjeç |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Roman | Fantashkencë |
Në një libër aventurash drithëruese që të kujton librat më të bukur të Jules Verne dhe Robert Louis Stevenson, Kenneth Oppel krijon një botë të imagjinuar, në të cilën qielli është i populluar nga udhëtarë transkontinentalë, piratë dhe qenie që kurrë nuk do t'u shkonin në mendje njerëzve që vozisin në qiell. Bir i qiellit është një roman...
Më në fund vjen vazhdimi i librave Bir i qiellit dhe Qiellthyesi..., një sagë fantastiko-shkencore, që ka fituar zemrat e miliona lexuesve të rinj në mbarë botën...
Kenneth Oppel eshte po aq brilant ne fantazine e tij sa edhe Zhyl Verni dhe permes tre romaneve qe ka botuar, eshte vleresuar si nje nga mjeshtrat me te medhenj te letersise fantastiko-shkencore ne bote, dhe ne sot i kemi bere ne set per t’ua dhuruar te rinjeve qe jane te pasionuar pas kesaj letersie.