Alda Merini A-006304
New product
Një përmbledhje poezish, në vazhdën e përmbledhjes me poezi të poetit të madh francez, Prévert "Kjo dashuri". Poezi për t'u lexuar, për t'u recituar, për t'u kopjuar, për t'u dhënë si dhuratë: për të gjithë të rinjtë që, falë një libri, mund të shprehin ndjenjat e tyre më të thella dhe më komplekse.
10 Items
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9789928292780 | |
Poezia, dashuria dhe çmenduria futen njëkohësisht në jetën e poetes Alda Merini, një stuhi që e përmbysi, në adoleshencë, deri kur ajo arrin të fitojë mbi të, me forcën e fjalës. Ndërkohë që tregon për vitet e kaluara në spitalin psikiatrik, ajo padit përvojën më të dhimbshme: urdhrin që i jep mjeku që të mos dashurohet.
Në poezitë e Alda Merinit dashuria, më shumë se një temë dominuese, është shpirti që përshkon vargjet, është mekanizmi që vë në lëvizje fjalët. Objekt i dashurisë është gjithçka që mund të nxisë tek ajo një "ngacmim përrallor të mendjes", një "mrekulli abstrakte"; që tejkalon çdo përkufizim kohor e hapësinor.
Dashuria, ashtu si poezia, është e patjetërsueshme, e pakorruptueshme edhe nga të qenit e dëmshme, është kundërhelmi më i mundshëm i çmendurisë.
"Nuk është poezia ajo që të çmend, por rrethanat e jetës; jo çdo i çmendur është edhe poet".
Poezia e Alda Merinit nuk hap botë, por i sugjeron ato, jep shpresë, sfidon veten dhe të tjerët, me enigmat e saj. Grumbullon fragmente, zbulon gjurmë hyjnish ikanake, hije të një bukurie që për një moment është shfaqur, jehona zhurmash dhe tinguj tashmë të zhdukur:
"Zemra ime është pyll i shkretë, / i virgjër, dendur me hije dhe zhurma / të lehta, vegimesh fluturake, / ngarendjesh edhe më fluturake".
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 96 |
| ISBN | 9789928292780 |
| Published year | 2021 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Ledia Dushi |
Përmbledhja “Pështjellim yjesh”, i shton të tjera perla tërësisë së opusit merinian.
“Toka e shenjtë” shkruar nga Alda Merini gjatë qëndrimit në spitalin psikiatrik Paolo Pini të Milanos. Ajo e shndërron përvojën e saj të tmerrshme në një ditar intim, të fshehë, me fjalë të drejtpërdrejta e pa filtër, me mesazh të menjëhershëm, shpesh i mbushur me shëmbëllesa shtazarake. Por, mjeti poetik i lejon Merinit ta ndërrojë realitetin: çmendina,...
Libri është permbledhje poezish e përzgjedhur nga Maksim Rakipaj, të autores së njohur italiane Alda Merini.