Mentor Hoxha

Autori i kësaj Enciklopedie është gazetar, kritik letrar, studiues dhe poet. Është anëtar i International Federation of Journalistes (IFJ, Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve), anëtar i Union des Ecrivains Rhône-Alpes, Francë (anëtar i Unionit të Shkrimtarëve të Lyonit), anëtar i Salon des Poètes de Lyon (anëtar i Sallonit të Poetëve në Lyon) dhe Club de la Press de Lyon (i Klubit të Shtypit në Lyon), anëtar i Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë. Ka botuar 12 libra me poezi, studime letrare dhe historike, reportazhe dhe intervista me personalitete shqiptare: presidentë, kryeministra, kryeparlamentarë, ministra, deputetë, akademikë, artistë, gazetarë, sportistë etj. Në mediat shqiptare janë publikuar mbi 80 artikuj për librat e tij. Ka marrë disa çmime letrare dhe është përfshirë në disa enciklopedi dhe antologji poetike si: “Gazetarë dhe publicistë shqiptarë” (2005), “Enciklopedia e Dibrës” (2006), “Një shekull poezi dibrane” (2009), “Historia e arsimit në Dibër” (2011), “Antologjia e poezisë dibrane” (2003), “Pena e Dibrës” (2014), “Na bashkoi poezia”, etj. Është redaktor, kritik letrar dhe korrektor i 75 librave. Ka botuar shumë artikuj dhe intervista me personalitete shqiptare. Më 15 qershor 2016 u vendos në Francë ku banon edhe sot. Ai ka dhënë disa intervista nga Franca për mediat shqiptare, ka publikuar 100 artikuj, dossierë, studime letrare dhe historike për Francën dhe për marrëdhëniet franko-shqiptare si dhe shumë reportazhe, cikle poetike dhe portrete e intervista me personalitete franceze e shqiptare në Francë. Ka botuar në gazetat ditore “Fjala” dhe “Koha Jonë” të gjitha ngjarjet kryesore historike, politike, shkencore, kulturore, artistike, letrare dhe sportive që kanë ndodhur në Francë nga viti 2016 e deri më sot. Ka lindur në fshatin Blliçe, Dibër. Nga viti 1997 e deri më 15 qershor 2016 banoi në vilën e tij në Tiranë. Në 1991-1995, kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës ku mori titullin “Mësues i gjuhës dhe letërsisë Shqipe për shkollat ​​e mesme”. Në 2013-2015 kreu Masterin Shkencor në Studime Letrare me rezultate të shkëlqyera (me notë mesatare 9.2). Diplomën e mbrojti me tezën me temë “Figura e femrës në letërsinë shqipe” (Stërmilli-Kokalari-Migjeni-Stërmilli) me udhëheqës shkencor, akademikun e shquar shqiptar, Prof. Dr. Shaban Sinani, Sekretar Shkencor i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Ka punuar për 4 vite si mësues i shkollës së mesme në lëndët “Gjuhë dhe Letërsi”, mësues dhe nëndrejtor në shkollën “Sarina 2002” në Tiranë dhe shef i kulturës në gazetat ditore “SOT” dhe “Telegraf”. Për 11 vjet ka qenë kryeredaktor i revistës “Vajza e Ditës” (2005-2016) dhe për një vit aksioner dhe anëtar i bordit botues të gazetës “Rruga e Arbërit”

Lista e librave të autorit

Showing 1 - 1 of 1 item
  • Quick view
    1 500 Lekë Out of stock

    “Enciklopedia e personaliteteve shqiptare të Francës” është enciklopedia e parë dhe e vetme e shkruar deri më sot për personalitetet shqiptare të Francës. 

    1 500 Lekë
    Add to cart More
    Out of stock
Showing 1 - 1 of 1 item