Vit pa pranvere View larger

Vit pa pranvere

Nasi Lera BO0821

New product

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928391995

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

- Përse më duket sikur nuk është e njëjta natë me natën që ishte kur hymë në hotel? – tha Teuta Nikolla dhe ia nguli vështrimin liqenit si të kërkonte të gjente në ishte edhe ai ndryshe nga liqeni që kishin parë kur kërkonin hotel.

 - Kurse mua më duket sikur po ecim brenda një nate që nuk e dimë kur ka filluar...

- Edhe mua do të më pëlqente të mendoja si ti, por nuk mundem, sepse unë e di kur ka filluar nata ime, - tha Teuta Nikolla. Ajo e ndjeu se Bardhyli nuk priste të dëgjonte prej saj atë që dëgjoi, por nuk e kishte veten në dorë për të larguar natën që e ndiqte këmba këmbës si një qenie e tejdukshme. – Që kur zbrita nga avioni në Rinas, e ndieva më të dhunshme dramën e asaj që më ndodhi në Itali dhe më vjen keq që e ndjej edhe sonte...

- Përse të vjen keq që e ndjen edhe sonte?

- Sepse ky është një qytet që ka një liqen dhe një poet, si të ketë gjithçka që i duhet një njeriu... Këtë e pashë në sytë e gruas së hotelit, kur krejt natyrshëm tha vargun e një poezie... Fluturoi dhe shtërg i fundit, madhështor, me shpirt të gjorë... Unë pashë shtërgun e fundit të shtegtonte mes përmes qiellit të kaltër të syve të saj, të cilët trishtimi i bënte edhe më të bukur... Dikur, në qoftë se kam pasur edhe unë një qytet, një liqen dhe një poet, tani nuk kam as një qytet, as një liqen dhe as një poet...

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages270
ISBN9789928391995
Published year2024
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori
I ri1