Toni Morrison BDR027
New product
Në qendër të veprës është miqësia mes dy grave. Sula dhe Nel- të dyja me ngjyrë, të dyja të zgjuara por të varfra, të rritura në një provincë, takohen kur janë veçse dymbëdhjetë vjeçe dhe ende ëndërronin për princin e kaltër.
105 Items
Shtëpia Botuese | Botimet Dritan | |
| ISBN | 9789994366859 | |
Gjatë adoleshencës ato ndajnë gjithçka me njëra-tjetrën: percetimet, mendimet, sekretet, madje edhe krimet, derisa Sula largohet. Pas dhjetë vjetësh nëpër rrugët e Amerikës, Sula kthehet në qytezën e saj. Nel është bashkëshorte dhe nënë e tre fëmijëve. Ajo i përket provincës së saj, kishës së saj. Por jo Sula. Me gjithë përpjekjet, ajo nuk mund të përshtatet në atë mjedis dhe Nel nuk e njeh më miken e saj.
| pages | 156 |
| ISBN | 9789994366859 |
| Published year | 2005 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
Dashuri është një roman rreth jetës së disa grave dhe marrëdhënies së tyre me të ndjerin Bill Cosey.
Aftësia e Morrisonit në përdorimin e fjalëve të thjeshta për të prodhuar fraza lirike e me shkëlqim dhe për të evokuar përceptime të sakta emocionale është e jashtëzakonshme. Vepra e saj përmbush në mënyrë brilante ngarkesën në tipizmin madhështor dhe gravitetin moral, që çdokush me të drejtë do të priste nga një laureate e Çmimit Nobel në letërsi
Një roman tejet i zjarrtë dhe provokues, “Zoti e ndihmoftë fëmijën!”, libri i parë i Toni Morrisonit, me ngjarje të vendosura në kohët tona, edhe pse ka në thelbin e tij ndërthurjen e disa jetëve të ndryshme, përcjell një dhe vetëm një mesazh: mënyra e rritjes dhe vuajtjet në fëmijëri, janë vendimtare në formimin ose deformimin e personalitetit të një të...
Ky roman rrëqethës i shkrimtares së madhe amerikane Toni Morrison, - fituese e Çmimit Nobel në Letërsi, - na zbulon një njeri në dukje të mposhtur, i cili arrin të gjejë burrërinë, por, në fund, edhe shtëpinë, vendin të cilit i përket.