Catalog
Subcategories
Ky libër përmbledh përgjigjet më të famshme nga faqja “Po sikur?” e xkcd-së. Shumë prej pyetjeve (51 përqind) janë të reja dhe u është dhënë përgjigje për herë të parë këtu. “Po sikur?” është një gosti informative për fansat e xkcd-së dhe për cilindo që pëlqen të meditojë pyetje hipotetike.
Seria Ditari i Alises i autores Sylvie Louis vijon ne shqip me librin e dhjete, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Botart.
Seria Ditari i Alises i autores Sylvie Louis vijon ne shqip me librin e nente, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Botart.
Përfshihuni në këtë aventurë emocionuese me Aleksian, Konerin e grupin e miqve të tyre, në këtë histori të fundit mbresëlënëse sa të lë pa frymë të serisë më të shitur “Vendi i Rrëfenjave”.
Nje roman tejet interesant per lexuesit, - sidomos te rinjte- vjen ne shqip nga Botimet Dritan. Ne vellimin e pare te kesaj serie do te njiheni me boten misterioze te 12-vjecarit Ran Eltani dhe aventurat me papirusin dhe fletoren e vjeter qe gjeti ne shkollen e vjeter
Kryevepra e Suiftit Udhëtimet e Guliverit u botua pa emrin e autorit më 1726, duke arritur menjëherë një sukses të madh. I shkruar me një stil të thjeshtë, por në të njëjtën kohë të mprehtë dhe gjithë fantazi, romani zuri vend në veprat klasike të letërsisë për fëmijë, edhe pse është i mbushur me analiza dhe mendime për nivele të ndryshme lexuesish.
Gazeta e shkollës të nxjerr të palarat është pjesë e serisë Shkolla ime e çuditshme. Në shkollën “Fill Orja” është “Dita e karrierës”. Zonja Lili, që është gazetare, dëshiron t’i ndihmojë fëmijët të bëjnë gazetën e tyre. Çfarë ndodh kur Ei Xhei dhe shokët e tij bëhen gazetarë investigues. Kush do të pushohet nga puna? Kush do të përfundojë në burg?
A i keni bërë ndonjëherë pyetjen vetes Pse ne përdorim para? Libri “Të njohim paranë”, do t’ju mësojë rreth lekëve dhe qindarkave dhe si përdoren paratë në botë. Libri fillon me një shembull të thjeshtë të shkëmbimit të mallrave për të kuptuar se çfarë do të thotë tregti. Tregtia bëhet nëpërmjet pagesës së parave dhe këto para janë të ndryshme në vende të...
Çfarë blini ju? Lodra? Çokollata, karamele? Po flokët a i prisni? Secili nga ne blen të mira materiale dhe shërbime. Ju mund të mësoni se çfarë blejnë njerëzit dhe ku i gjejnë paratë për të blerë sendet që u nevojiten, në librin “Të mirat materiale dhe shërbimet”.
Të kursesh, të shpenzosh apo të dhurosh është pjesë e serisë Paraja ka rëndësi. Libri është shkruar në formën e një tregimi mbështetur në subjektet që ka dashur të shtjellojë autorja Nancy Loewen. Fëmijët informohen për çështje shumtë të rëndësishme në lidhje me paratë dhe se si përdoren ato.
Të kursesh para është pjesë e serisë Paraja nëpër botë. Në këtë libër iu prezantojnë fëmijëve konceptin e parasë, shkëmbimit dhe diversitetit global.
Të fitosh para ësht libër i serisë Paraja nëpër botë. Me fjali të thjeshta dhe ilustrim fotografik, i jepet përgjigje pyetjes se ç’është paraja, çfarë formash ka dhe përse përdoret; tregohen mënyrat se si fitohen paratë. Jepet koncepti i fitimit të parasë nëpërmjet ofrimit të shërbimeve dhe punës. Në fund libri ka një përmbledhje të koncepteve të dhëna...
Të bëjmë tregti është pjesë e serisë Paraja ka rëndësi. Libri është shkruar në formën e një tregimi mbështetur në subjektet që ka dashur të shtjellojë autorja Nancy Loewen. Fëmijët informohen për çështje shumë të rëndësishme në lidhje me paratë dhe se si përdoren ato.
Të shpenzosh para është pjesë e serisë Të mësojmë për paranë. Çfarë përdorin njerëzit për të blerë gjëra? Për ta gjetur lexo këtë libër dhe mëso çdo gjë rreth shpenzimit të parave! Me foto tërheqëse dhe tekst të thjeshtë, fëmijët do të mësojnë se si njerëzit kudo në botë shpenzojnë para për mallra dhe shërbime.
Si të fitosh para është pjesë e serisë Të mësojmë për paranë. Libri u mëson fëmijëve si të fitojnë para në mënyrë të thjeshtë, nëpërmjet ilustrimeve me foto dhe shembujve të thjeshtë nga jeta e përditshme. Fëmijët mund të bëjnë disa punë të caktuara. Duke ofruar disa shërbime ata mësojnë të përcaktojnë edhe çmimet, duke bërë dallimin ndërmjet shpenzimit...
Përdorimi i parasë është pjesë e serisë Të kuptojmë paranë. Libri shpjegon lidhjen e parasë me institucionet dhe me mënyrat se si ajo përdoret. Nëpërmjet tregimit jepen këshilla për kursimet dhe mënyrën se si mund të përdoren paratë. Nëpërmjet shembujve jepet informacion për investimet, buxhetin, bankingun online, llogaritë e ndryshme, kartat dhe...
Ky libër është edhe një hyrje në ekonomiks dhe eksploron konceptet bazë të ekonomiksit, nga kërkesa dhe oferta të organizatat e biznesit, huamarrja dhe huadhënia, ligjet e qeverisë, taksat dhe tregtia. Duke i shpjeguar këto shembuj me gjuhë dhe shembuj të thjeshtë, ky libër i ndihmon nxënësit të kontrollojnë të ardhmen e tyre financiare.
Si të kursesh para është pjesë e serisë Të mësosh për paranë. Për çfarë shërben një arkë kursimi? Lexo këtë libër për ta gjetur dhe mëso çdo gjë rreth kursimit të parasë me mënyra shume praktike! Lexuesit do të mësojnë për mënyrat e ndryshme se si i kursejnë paratë njerëzit dhe se si përdoret paraja nëpër botë. Po kështu, me fjalor të thjeshtë, jepet edhe...
Të shpenzosh para është pjesë e serisë Paraja nëpër botë. Në këtë libër iu prezantojnë fëmijëve konceptin e parasë, shkëmbimit dhe diversitetit global. Me fjali të thjeshta dhe ilustrim fotografik, tregohen se ku dhe për çfarë shpenzohen paratë. Në fund të çdo libri ka një përmbledhje të koncepteve të dhëna dhe një udhëzues për t’u përdorur nga prindërit...
“Kopshti prej qelqi” është edhe një letër imagjinare nga Lastoçika, e rritur tashmë, për prindërit e saj. Dhimbja prej braktisjes, mungesa e dashurisë dhe butësia amësore janë plagë që nuk shërohen.
Ky eshte nje liber per femije 9-vjecare; flet per nje djale i cili deshiron qe te behet mbret ne vendin e tij, Katoren. I duhet te kaloje disa prova te veshtira. Do t’i kaloje dot? Dhe a mund te behen “mbret” te gjithe?
Një vajzë e vogël largohet fshehurazi nga shtëpia kur në jetë vjen vëllai i saj. Ajo është e sigurt se prindërit duan ta zevendësojnë atë. Është vjeshtë dhe ajri ka nisur të ftohet. Megjithatë, vogëlushja vendos të fshihet tek një pemë e madhe lisi, ku mendon se do të qëndrojë përgjithnjë. Në pemën e lisit, ajo zbulon, që aty lart nuk është vetëm.
Libër i veçantë, plot ndjesi, zbavitës dhe nganjëherë me tone humori. Roman prekës mbi përjetimin e fëmijëve kur ju vdesin gjyshërit. Ky libër u përgjigjet pyetjeve të tyre madje guxon të thotë që shpesh të rriturit nuk dinë si të komunikojnë me fëmijët për këtë temë. Autori e trajton temën pa tabu, me shumë ngrohtësi e ndjeshmëri.
Libri me i bukur i perrallave Nje mije e nje net vjen me nje tjeter perkthim ne shqip nga Sokol Cunga, pas botimit te vjeter qe pati perkthyer Mustafa Greblleshi. Ne kete botim cilesor do te gjeni edhe ilustrime qe e shoqerojne kete botim fantastik
Ky libër magjepsës dhe drithërues që pason 'Nevërmur - Sprovat e Morigana Krout', bestseller sipas 'New York Times'dhe fitues i shumë çmimeve, është po aq interesant dhe tërheqës, dhe me siguri që do ta mbajë gjallë vëmendjen e lexuesit deri në faqen e fundit.
Një Mijë e Një Net, është një koleksion historish dhe tregimesh popullore të Lindjes së Mesme dhe të Azisë Jugore. Ato u përmblodhën për herë të parë në formën e shkruar gjatë Epokës së Artë Islamike.
A e dini ju se çfarë ndodh me librat që askush nuk i merr në bibliotekë? As Ana nuk e dinte. Por, kur e zbuloi, nuk kishte kthim pas. Ajo nisi një aksion shpëtimi.
A mund të jenë të lumtur fëmijët kur nuk punon interneti? Mos ndoshta gjyshja duhet ta bllokojë ndonjëherë sinjalin? Zbuloni aventurën gazmore plot humor dhe mesazhe pikante nga autori gjerman Marc-Uëe Kling. Mosha e rekomanduar për lexim: 6+.
Ky libër përmban lloj-lloj historish me princesha dhe jo pak, por janë 26 të tilla. Shoqëruar me ilustrime, nuk ka si të mos jenë më të bukurat. Këtu do të gjeni princesha klasike, por edhe princesha të ditëve tona, princesha zemërmira, tekanjoze, çapkëne, bukuroshe… Këtu është princeshë Firifiu, princeshë Poleta, princeshë Sherazadja, princeshë Zeli,...
Një nga librat më të bukur të të gjitha kohërave "Gra të vogla" është më shumë se kaq: një libër i pavdekshëm. Ky libër, që nga koha e botimit të parë e deri më sot, është ribotuar pafundësisht. Pasi të lexohet është e pamundur të harrohet.