Psikologjia e shkrimit, ndonëse është një psikologji speciale, është fare afër me shkollën dhe me nxënësit, pasi shkrimi dhe vizatimi, të gjitha punët me shkrim janë objekt i studimit të kësaj dege të psikologjisë. Sikur edhe kaq të thuhej do të mjaftonte që mësuesit ta njihnin nga afër atë, ta studionin me kujdes dhe të nxirrnin përfundimet e duhura
Psikologjia individuale e Adlerit është nga veprat më të njohura në psikologjinë e sotme. Teoria e tij e famshme për personalitetin dhe studimet e tjera për personalitetin dhe studimet e tjera të kryera në psikologji, kanë sjellë ndryshime rrënjësore në mendimin e kësaj shkence
Ky libër i Prof. Priftit është i domosdoshëm për mësuesit, shkollat në tërësi, prindërit dhe studentët e psikologjisë dhe të mësuesisë
Ky është një botim në ndihmë të komunitetit të arsimtarëve, i shkruar nga personalitetet më të njohura të fushës në vendin tonë
Fletore Pune Matematike për klasat e shtata të shkollës 9-vjeçare.
"Qytetari" për klasat e shtata të shkollës 9-vjeçare.
"Gjuhë shqipe" për klasat e shtata të shkollës 9-vjeçare.
"Gjuha shqipe 5" libër për mësuesin e klasës së pestë të shkollës 9-vjeçare.
Një libër kuzhine për të gjithë. Për admiruesit pasionantë të artit të kulinarisë, por edhe për fillestarët që duan të ushqehen mirë dhe të zbulojnë magjinë e gatimit, përmes recetave të thjeshta dhe të shpejta. Një libër që nuk mund të mungojë në kuzhinën tuaj.
40 receta antipastash të zgjedhura nga Academia Barilla, frymëzuar nga tradita italiane: pjata tradicionale, variante të krijuara duke u bazuar në klasiket dhe risi, që vijnë si një prelud i shkëlqyer i një vakti të mirë.
40 receta me bazë peshku, të traditës italiane, të zgjedhura nga Academia Barilla: recetat më të njohura të rajoneve dhe shumë pjata të shijshme e plot imagjinatë.
Ky fjalor anglisht-shqip, me rreth 35000 fjalë-titull, është rezultat i një pune të kujdesshme, ku shquhet njohja shumë e mirë e anglishtes dhe shqipes nga autori.
Ky është një tekst plotësues për njohurit e gjeografisë së Europës, me të dhënat më të fundit, të bazuara në kërkime, teknologji dhe studimet bashkëkohore
Qëllimi i përpilimit të këtij libri është që të njohë dhe të rrisë më mirë nivelin e përgatitjen e amvisave në familje për gatimet e gjellëve në gamë sa më të gjerë.
Ky libër ju vjen në ndihmë me 50 ide të mdryshme mbi menaxhimin.
Sigmund Freud (1856-1939) konsideruar si ndër mendimtarët më të shquar të shek. XX, ishte neurolog austriak, i cili themeloi shkollën psikanalitike dhe psikiatrike. Ai u bë i njohur për teoritë e tij në lidhje me gjendjen e pandërgjegjshme dhe mekanizmin mbrojtës të represionit, si dhe për krijimin e praktikës klinike të psikanalizës për trajtimin...
Nxënëset më të shquara të Frojdit, pjesëtare të "rrethit vjenez", janë personazhe të këtij vëllimi. Secila nga autoret bashkëkohore ka evokuar një grua tjetër, psikanaliste, duke hetuar deri në identitetin e saj më sekret, disa herë edhe në jetën personale.
Punonjësit socialë sigurojnë shërbime në një sërë strukturash e në nivele të ndryshme. P. sh., punonjësit socialë ofrojnë shërbime në praktikë private, institucione, spitale, shkolla, klinika dhe qendra të korrektimit.
Ç'është një punim diplome dhe për çfarë vlen? Zgjedhja e temës, Kërkimi i materialit, Plani i punimit dhe skedimi, Hartimi i punimit, Redaktimi, Përfundime - janë disa nga problemet më kryesore të trajtuara në këtë libër që tashmë është kthyer në pikë referimi për çdo student dhe mësues.
Sjellja e mirë nuk del kurrë nga moda. Por kohët kanë ndryshuar, kanë ndryshuar edhe zakonet, madje edhe mjetet e komunikimit. Ky është i katërti i Serisë me këta libra të vegjël, por të rëndësishëm, që i kushtohen sjelljes së mirë, të ripara nga një këndvështrim modern, aktual, i përditësuar.
Fjalori frazologjik frëngjisht-shqip është botimi i plotë, i përgatitur nga Ndue Beleshi, i cili veç formimit filologjik, i bashkëngjit edhe përvojën personale prej shumë vitesh duke jetuar në vende frëngjishtfolëse
Në këtë libër me esse autori u kushton një vëmendje të veçantë marrëdhënieve që lypset të ndërtojë shteti dhe politika shqiptare me vendet fqinje në veçanti dhe ato të rajonit në përgjithësi në suazë të konteksteve të krijuara pas viteve nëntëdhjetë.
Një libër, ka si qëllim t'i prezantojë studentët me shkencën ekonomike, në mënyrë sa më të përmbledhur.
Një libër mbi politikën e jashtme, e cila është mjaft komplekse. Ajo përmban çështje, të dhëna, që mund të sjellin një sërë rezultatesh, me një variacion të vogël në një prej problemeve që ka pasoja të konsiderueshme në këto rezultate.
C++, një gjuhë programimi e përdorshme gjerësisht. Ajo konsiderohet si një gjuhë e nivelit të ndërmjetëm. E zhvilluar nga Bjarne Stroustrup duke filluar nga viti 1979. C++ fillimisht është quajtur C me klasa, mbasi gjuhës C iu shtuan cilësitë e orientimit në objekte, të tilla si klasat, dhe zhvillime të tjera të gjuhës së programimit C.
Manuali është një trajtim i veçantë në llojin e vet dhe si i tillë mbart vlera shkencore me profil të lartë. Qëllimi i manualit është vendosja e punës së institucioneve publike mbi baza sa më ligjore dhe efiçente.
Ky libër synon të pajisë lexuesin me një udhëzues gjithëpërfshirës e të përdorshëm për të kuptuar marrëdhëniet ndërkombëtare të Lindjes së Mesme gjatë shekullit të kaluar.
Botimi i librit përfshin disa reflektime më të pjekura për rolin e fuqisë ushtarake në botën bashkëkohore. Këto reflektime përfshijnë analiza të konflikteve të fundit, që nga lufta e Afganistanit deri te ajo e Irakut, dhe debatet e vazhdueshme për mësimet që mund të nxirren nga këto luftëra.
Libri "Kurthet e papunësisë" i studiuesit të njohur të çështjeve sociale Kosta Barjaba vjen në një moment kur në Shqipëri, por dhe në botë, diskutimet, analizat, propozimet dhe zgjidhjet për çështjen e punësimit dhe papunësisë janë në fokus më shumë se kurrë.