Lindi në Adana të Turqisë dhe kaloi fëmijërinë në Gjirokastër, qytetin përrallor, që i dukej sikur fluturonte. Ajo është shkrimtarja e parë shqiptare, që u vlerësua që në fillim për artin e saj me nivel të lartë.
Meri Popins është i titulli i një serie librash për fëmijë shkruar nga PL Travers. Në të gjithë seritë Meri Popins, të cilat zgjatën nga 1934 në 1988, Maria Shepard ishte ilustratorja dhe ka luajtur si aktore dytësore. Njihuni me dadon më të shkathët në botë. Një ditë me Meri Popins është një ditë e magjisë dhe e besimit që vjen në jetë!
Meri Popins është dadoja më e famshme e të gjitha kohërave, fryt i fantazisë së shkrimtares australiane Pamela Travers, që ka shkruar tetë libra për fëmijë, dy prej të cilëve janë bërë filma nga kompania e famshme Disney.
“Mio, i vogli Mio” është një ndër veprat më të njohura të Astrid Lindgrenit, është romani i dytë që Botimet IDK po sjellin në gjuhën shqipe pas romanit ‘Ronja vajza e kaçakut’, prej të cilit vitet e fundit është bërë dhe një film vizatimor.
Jeni në klasë të parë! Sapo keni mbaruar abetaren! Antologji e dedikuar për fëmijët që sapo kanë mësuar të lexojnë! Tashmë mund të lexoni vetë librin Tuaj! Praktikoni leximin dhe argëtohuni me historitë e bukura! 26 tregime, përralla dhe poezi!
Aventurat gazmore të një miushi gazetar, familjes dhe miqve të tij, në një botë ku heroi ynë fiton gjithmonë.
Aventurat gazmore të një miushi gazetar, familjes dhe miqve të tij, në një botë ku heroi ynë fiton gjithmonë.
Ky është një libër supermiushor.... Ejani me mua në Mbretërinë mitike të Fantazisë: veza e fundit e një dragoi është grabitur dhe raca e dragonjve rrezikon të zhduket!
Seria e librave me personazhin Nikolasi i vogël 15 milionë kopje të shitura në mbarë botën. Përkthyer në më shumë se 40 gjuhë. 300,000 libra të shitur çdo vit në Francë. “Nikolasi i vogël” është një libër me shumë humor; Një libër ku edhe të rriturit hasin ngjashmëri me fëmijërinë e tyre, ku secili sjell ndër mend se ka patur në klasë tipa si personazhet...
Seria e librave me personazhin Nikolasi i vogël 15 milionë kopje të shitura në mbarë botën. Përkthyer në më shumë se 40 gjuhë. 300,000 libra të shitur çdo vit në Francë. Aventurat e Nikolasit të vogël vazhdojnë! Njihuni me personazhet e rinj, Xhefrin, Rufusin, Maksin, Xhoin, Anjanin. Të tillë i gjen edhe në klasën tënde
Vazhdon seria e Nikolasit të vogël: Kësaj radhe në fokus janë pushimet. Me aventurat e tij gjatë pushimeve veorre do të zbaviteni dhe do të shkriheni përsëro së qeshuri. “Vendimin se ku do t’i kalojmë pushimet e merr babi, edhe pse në fund shkojmë aty ku dëshiron mama”.
Dosje me kapak të fortë, përmban 4 tekste, CD, mozaikun e shkronjave dhe certifikatën e vlerësimit. Kjo paketë, hartuar në përputhje me programin e Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës për edukimin parashkollor, rekomandohet të përdoret për fëmijët 5-6 vjeç. Paketa shoqërohet me një udhëzues për mësueset dhe prindërit, të cilët do ta ndjekin ecurinë e...
Libri "O trumcak bredharak" i Xhahid Bushatit është një përmbledhje poetike për fëmijë, poezitë e së cilës u këndojnë zogjve, pyjeve, hënës, yjeve, valëve dhe natyrës që rrethon fëmijët. Në to pasqyrohet bota shpirtërore, psikologjia, poezia, imagjinata, çiltërsia e fëmijëve. Autori është shprehur me vargje të rrjedhshme dhe figuracion të pasur, që...
Hapësira gjeografike dhe trashëgimia natyrore e saj është një nga dimensionet e rëndësishme të çdo qytetërimi. Shoqëria njerëzore e trashëgon atë historikisht, nga brezi në brez dhe këto vlera duhet t’ua përcjellë të padëmtuara apo të tjetërsuara brezave të ardhshëm. Ajo është vlerë natyrore, por edhe materiale, shoqërore e shpirtërore dhe, si e tillë,...
Tetë përralla fantastike, plot me zana e magji, shkruar kryesisht për të rriturit, që t'ua tregojnë fëmijëve në mbrëmje e të nxitin dëshirën e tyre për të lexuar.
Pesë përralla të mrekullueshme plot me aventura princeshash dhe kalorësish, shkruar kryesisht për të rriturit, që t'ua tregojnë fëmijëve në mbrëmje e të nxitin dëshirën e tyre për t'i lexuar vetë. Në këtë vëllim janë përmbledhur përrallat: "Beteja e tre vëllezërve", "Një kështjellë në duar të sigurta" dhe "Princeshat e katër stinëve" të Sophie de...
Tetë përralla për kohët e ardhme, plot fantazi, aventura dhe humor, shkruar kryesisht për të rriturit, që tua tregojnë fëmijëve në mbrëmje e të nxitin dëshirën e tyre për të lexuar.
Të afërta apo të largëta, të padëgjuara më parë apo të njohura tashmë, Përrallat e të Dashuruarve Marrëzisht sjellin histori dashurie nga tradita të ndryshme anembanë botës.
Përrallat e Andersenit janë një trashëgimi e mrekullueshme e letërsisë për fëmijë, por edhe për të rritur. Krijimtaria e tij është mbështetur në gurrën e urtisë së pashtershme popullore jo vetëm të vendit të tij, por edhe të vendeve të tjera që vizitoi.
Përrallat e Vëllezërve Grim, një trashëgimi e vyer e letërsisë për fëmijë, shërben si simbol i të gjitha përrallave botërore dhe si burim i pashtershëm i përrallave të shkrimtareve bashkëkohorë.
Përralla tradicionale të rrëfyera përmes tekstesh të thjeshtë dhe lehtësisht të lexueshëm të shoqëruara me ilustrime fort të këndshme. "Të voglat përralla të Mëdha" i ndihmojnë fëmijët të rriten së bashku me librin dhe u mundësojnë prindërve të kalojnë kohë me ta.
Një kryevepër, që nuk duhet humbur e shkrimtares holandeze që ka marrë shumë çmime, ku shijohet fitorja e më të dobëtit, e rrëfyer rrjedhshëm e me një ironi therëse të shëndetshme. Nuk ka kufi fantazia në këto 40 histori që tregojnë situata nga më të ndryshmet që duken normale po në fakt gjithmonë shpalosin aventura dhe një problem për t'u zgjidhur.
Në një qytet të vogël në Perëndim, 11-vjeçarja Poliana humb të ëmën dhe më pas edhe të atin si pasojë e sëmundjeve.
Libër aktivitetesh plot këshilla dhe udhëzime për mbledhjen dhe zbritjen. Metodë angleze në mbështetje të programit mësimor.
Ky libër përmban aktivitete dhe pazëlla që do t’ju ndihmojnë t’i mësoni sa më mirë tabelat e shumëzimit. Metodë angleze në mbështetje të programit mësimor.
Shkëlqeni në njohuritë tuaja me këtë libër zbavitës. Merrni njohuri për thyesat, numrat dhjetorë dhe përqindjet. Metodë angleze në mbështetje të programit mësimor.
Leximi i "Çufoja dhe bubi Kaçurrel", "Çufoja në shtëpinë e çudirave", "Filmi i gjeneral Çufos" dhe "Pushimet e Çufos" ka bërë që ky personazh të mbijetojë dhe të bëjë prapësira për afro tre dekada.
In the book you have in your hands you will read the adventures of Robin Hood, the legendary Sherwood forest hero, helper of the poor, orphans, homeless and enemy of injustices, bloodthirsty and tyrants.
Në një hotel në Paris, në një mbrëmje të vitit 1879, Mark Tueini po qëndronte bashkë me vajzat e tij, të cilat iu lutën që t’u rrëfente një histori. Duke zgjedhur një skicë prej një reviste nga ku t’ia nisnin, Tueini zu t’u rrëfente historinë e Xhonit, një djali të varfër që zotëronte disa fara magjike, i cili e gjen veten përballë kërkesës për të...