Subcategories
Në këtë debutim të jashtëzakonshëm, shkrimtarja Cynthia D’Aprix Sweeney i tregon lexuesit se si paraja e transformon njeriun dhe se si ambicia mund të shkatërrojë çdo marrëdhënie dhe të shkëputë lidhjet edhe me njerëzit më të dashur.
Në këtë roman, Şebnem İşigüzel krijon një univers të tmerrshëm, të madh. Ajo të çon në këtë univers dhe të braktis atje, duke të lënë krejt vetëm me ndjenjat, ndaj të cilave bie pre, ndërsa hap rrugën përmes romanit. Kështu, ti vjen të heqësh dorë nga jeta jote dhe të jetosh në botën e premtuar nga Dredhka
Shtepia Botuese Fan Noli hedh ne qarkullim vellimin e trete te nje prej sagave me tmerruese te krimeve te komunizmit rus, - te rrefyera nga Sollzhenicini, deshmitar i ngjarjeve qe tronditen boten
Në këtë kërkim të jashtëzakonshëm në thellësitë e kujtesës së familjes, aty ku kujtimet më të shndritshme jetojnë krah për krah me sekretet më të tmerrshme, shpalosen me forcë të gjitha jetët tona, mëkatet dhe plagët e tyre. "Asgjë s'i kundërvihet natës" ka fituar katër çmime të rëndësishme (Prix du roman Fnac 2011; Prix Renaudot des lycéens 2011; Prix...
Botimet Living prezantojnë librin “Matrioshka e fundit” ngaB. A. Paris, - një nga romanet mister më intrigues të momentit.
Mes jetës dhe vdekjes ekziston një bibliotekë, dhe brenda asaj biblioteke, raftet e librave nuk kanë fund. Çdo libër ofron një mundësi për të provuar një jetë tjetër që mund të kishe jetuar. Për të parë se si do të ishin gjërat nëse kishe bërë zgjedhje të tjera... A do kishe bërë diçka ndryshe, nëse do të kishe mundësinë të anuloje rrugëtimin tënd? Një...
Një virus që trondit botën, një pandemi dhe një shkatërrim i plotë i gjithë njerëzimit ashtu siç e njohim sot, një paralajmërim që na vjen nga e shkuara, një distopi më e fuqishme se “Rrëfenja e shërbëtores”, që sot tingëllon tmerrësisht reale dhe aktuale.
…Se mos po e jetojmë si duhet këtë jetë që kemi, që të kërkojmë shtesë një tjetër jetë…
Një roman prekës dhe i paparashikueshëm, që do t'ju hyjë në zemër. Një takim i rastësishëm, një miqësi që do të zgjasë jetë e mot, një përballje me përvoja që të ndryshojnë kryekëput.
E frymëzuar nga ngjarje historike që i ka përjetuar fort, Isabel Allende bën një eksplorim emocionues të lidhjeve sentimentale qe mund të farkëtohen në një mërgim të zgjatur, kur njeriu pyet veten se çfarë është toka e tij, nëse është territori mitik dhe i pakthyeshëm i rinisë apo vendi ku hedhin rrënjë dashuri të reja dhe të pathyeshme. Historia...
Në sfondin e një skenari të trazuar të shoqërisë kiliane, lind dashuria mes dy të rinjve gazetarë, të angazhuar në një hetim të rrezikshëm. Evangelina, vajzë me aftësi të dyshimta prej magjistrice, zhduket befas e rrëmbyer nga policia.
Krokodili dhe Kumarxhiu jane dy vepra që Dostojevski ka shkrue me paraqitë atë që po ndodhte me jetën e vet në ato çaste, dhe bashkë me të edhe përsiatjet që blunte për ndodhitë rretheqark që i ndërlidheshin në efektin e madh domino deri te jeta e tij. Mbrenda zanit të veprave janë ma tej edhe zanet e tjerë, të mbrendshëm të tij ose të jashtëm, që Mikhail...
Personazhet e romanit, Lambertoja dhe Xhovani përfaqësojnë dy botë të kundërta e të largëta, por rrugët e tyre do të kryqëzohen pak nga nevoja e pak falë rastësisë. Nga takimi i tyre nis e formësohet një gërshetim magjepsës fatesh, ku pasqyrohet Italia e sotme, ende e ndarë nga kundërshti dhe beteja shoqërore, por e bashkuar nga një nevojë e thellë dhe e...
Don Delillo, - nje nga shkrimtaret me te njohur te letersise bashkekohore amerikane, vjen me romanin e dyte ne gjuhen shqipe, perkthyer nga Anxhela Cikopani dhe hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Albas
Dielli që perëndon nga Osamu Dazai është një nga romanet më të mira të letërsisë japoneze të shekullit të njëzetë.
Ky roman i parë na shpalos një Beckett befasues, që pret fundin, i shndërruar në një farë mënyre në një nga personazhet e tij. Shohim të parakalojnë episode që kanë shënjuar ekzistencën e tij, por gjithashtu jetën e përditshme në “Koha e tretë”, ku Beckett ka jetuar vërtet. Pushtohemi nga një emocion që rritet, ndërsa romani shoqëron irlandezin e shquar...
Kjo eshte nje veper e natyres epistolare, ku permblidhen letrat qe shkrimtari i shquar Franz Kafka ia dergoi Milenes. Permes tyre shfaqet nje bote plot ndjeshmeri e rrefimtarit te madh te shekullit te XX
"Me lumin midis" është një histori dashurie e vendosur në periudhën koloniale, njëfarë Romeo dhe Zhuljeta afrikane, ku rrëfehet dashuria midis dy të rinjve të fiseve kundërshtare Gikuju të kreshtave, si dhe përpjekja e tyre për të shuar mërinë e lashtë midis fiseve të tyre.