Catalog
Subcategories
Muhamedi ka bërë gjithmonë një jetë të devotshme e të qetë në Francë, duke ndier gjithmonë një nostalgji të madhe për vendin e tij, Marokun.
Problemi nuk është sa pret, por kë pret. Zgjimi, kafeja, tramvaji, zyra, palestra, pica-kinemaja-shtrati (nëse është me fat, jo vetëm)...
Romani "Daullja prej letre" ka njohur më parë dy botime në shqip, te shtëpia botuese "Arbri" në vitin 1995 dhe "Ora" në vitin 2004. Botimi francez ka fituar çmimin prestigjioz "Mesdheu" në vitin 1997.
Me një talent të denjë për Një mijë e një net, Tahar Ben Jalloun na tërheq në një Marok tundues, ku ndërthuren dhuna, erotizmi, feja dhe magjia.
Zija Çela përbën një rast unik në letrat shqie. Ai shfaqet jo si prozatori me i rëndësishëm pas Kadaresë, siç janë shprehur plot dashamirës të autorit, por si një planet letrar, krejt më vete, i pakrahasueshëm, prandaj i rëndësishëm dhe vetvetja.
Brenda veprës së shkrimtarit është përditshmëria, ëndrrat, historia, mitet, dashuria, urrejtja, është filozofia e psikologjia mbarëshqiptare, janë bizneset, intrigat, zakonet, shpirti, lindja, vdekja, ringjallja, vrasja, shteti, feja, qielli, Hadi.
Sipas shkrimtarit Zija Çela, mund të hysh në historinë e letërsisë dhe mund të mos mbetesh në letërsi. Ky mendim interesant na kumton se letërsia e madhe ose e vërtetë është ajo që mbetet gjithmonë letërsi dhe jo histori e saj.
Ky libër është një nga kryeveprat e letërsisë botërore, një ndalesë e pashmangshme për këdo që komunikon me letërsinë. Vëllimi i dytë është përkthyer nga Petro Zheji
Ky libër është një nga kryeveprat e letërsisë botërore, një ndalesë e pashmangshme për këdo që komunikon me letërsinë. Ky vëllim vjen me një tjetër kuptim në gjuhën shqipe dhe për kohën kur është përkthyer. Servantesi është përkthyer nga Fan Noli
Romani i nobelistit kinez Mo Yan përfshin pesë letra që dramaturgu Ke Dou i ka shkruar shkrimtarit japonez Yoshito Sugitani, katër nga të cilat janë në formë tregimi të gjatë dhe një në formë drame. Romani ka në qendër historinë e jetës së një mjekeje fshati Gu Gu (Halla), e cila për pesëdhjetë vjet ushtroi profesionin e gjinekologes së fshatit.
Romani e vendos subjektin në qytetin e Gjirokastrës, në kohën e ndryshimeve social politike në Shqipëri, në fund të viteve ’40 të shekullit të kaluar. Kuptohet, që nga kjo hyrje, se lexuesi e merr me mend se do ta presin të papritura të çuditshme, dekore dhe personazhe të veçantë, të papërsëritshëm.
Protagonisti i këtij romani, Ardi, rreth të tridhjetave, nëpunës në drejtorinë e financave të një ministrie, një ditë e sheh veten të pushuar nga puna.
I ndërtuar mbi dy motive të ndërthurura, jeta e shkrimtarit dhe rruga e tij e vështirë drejt letërsisë.
Në fillim të viteve '90, Genci Skampa, reporter në një të përditshme, ftohet në një takim gazetarësh ballkanikë në Paris.
Gjarpri i Madh është i gjithëgjindshëm. Ai është Krijuesi i Gjithësisë dhe vetë Gjithësia, të çon në Ferr dhe është vetë Ferri. Gjarpri i Madh është i shumëfishuar te të gjithë personazhet dhe te të gjitha ngjarjet.
Një rrëfim tërheqës mbi të shkuarën dhe përballjen me të ardhmen, i cili gërsheton disa zhanre njëherësh. Ky roman fitoi çmimin e letërsisë së Bashkimit Europian në vitin 2013. Ai është përkthyer në dhjetëra gjuhë, duke marrë mbështetjen e kritikës ndërkombëtare.
Romani trajton fatin e personalitetit të njeriut në Rusinë e viteve 30' të shekullit XIX. Figuria e Peçorinit në romanin "Një hero i kohës sonë" të Lermontovit përbën thelbin e veprës dhe është përfaqësues tipik i të riut intelektual, plot aftësi, dhunti e aspirata, që shoqëria e bluan në mokrat e kotësisë, egoizmit dhe cinizmit.
Me “Fitimtari është i vetëm” autori rikthehet me mesazhin e “11 Minuta” dhe ”Zahiri”, duke na ofruar një roman magjepsës, të mbushur me tensione, pasqyrë e botës ku jetojmë. Shpesh kërkimi i luksit dhe i suksesit me çdo kusht, na ndalon të dëgjojmë atë që na pëshpërit zemra jonë.
Në çdo histori dashurie ka diçka që i afron protagonistët me përjetësinë, me të fshehtat e hyjnores, me thelbin e jetës: në një buzëqeshja, në një përkëdhelje, në një shikim a në një frazë mbase të lënë edhe përgjysmë, të dashuruarit dinë gjithmonë të kapin kumtet që u flasin zemrat për t'i drejtuar në shtegun e përkryerjes.
Ky është rrëfimi i madh, SHPËRTYHYES, për dy binjakë dikur të pandashëm të cilëve iu shkatërrua jeta nga tragjedia.” Autorja e romanit “Qielli është kudo” edhe me këtë roman do t’iu lërë pa frymë, do t’iu përlotë, pse jo edhe do të qeshni nganjëherë. Romani listohet ndër më të vlerësuarit e komunitetit të lexuesve të Goodreads (me 4.14 yje)
Me historinë e një dashurie të madhe, të luftës, të revolucionit, të mallit dhe të brengave, romani "Kurt Sejit dhe Sura" është një roman i jashtëzakonshëm, që u jep lexuesve nga fillimi në fund shije, kureshtje dhe emocion të veçantë.
Përkthimi i Proust është gjithmonë një punë e papërkryer, që synon të sjellë atë kompleksitet dhe pasuri të jashtëzakonshme të veprës së tij, ku frazat dhe fjalitë ngjasonin me labirinte, prej së cilës vetëm përmes Fillit të Arianës mund të dalësh
Kjo është një nga kryeveprat e “përroit të ndërgjegjes: të letërsisë moderne të shekullit të XX, një ekplorim i pamatë i shpirtit dhe ndjesive njerëzore: Sepse ajo çka, brenda nesh, e pandehim se është dashuri, xhelozi, nuk paraqitet si pasion i njëjtë, I pandërprerë, i pandalshëm.
Bulevardi i unazës, për të cilën nobelisti Modiano ka marë Grand Prix du Ruman nga Akademia Franceze në vitin 1972, rrëfen historinë e një të riu hebre, Serge, në kërkim të babait të tij, Chalva, i cili ishte zhdukur dhjetë vjet më parë. Ai e gjen atë duke kërkuar për të mbijetuarit e luftës në një vend të pazakonshëm mes tregtarëve të zinj, anti-semitëve...
Shumë përvoja në jetën personale të dramaturgut August Strindberg përfshihen në duelet mes gjinive, me gra të egra dhe të pamëshirshme, duke uzurpuar të drejtën vendimmarrëse të meshkujve në drejtim dhe udhëheqje. Strindberg e shqyrton këtë temë në thellësi te romani “Babai” - një studim tejet emocional i trazirave civile dhe një luftë që vazhdon midis...
“Të vdesësh në pranverë” rrëfen historinë e Valter Urbanit dhe Fridrih Karolit (Fitës), dy mjelës shtatëmbëdhjetëvjeçarë nga Gjermania Veriore, të cilët rekrutohen me dhunë në shkurt të vitit 1945. Derisa njërin e angazhojnë me Njësinë e Furnizimit të Skuadrave Mbrojtëse SS, tjetrit, Fitës, i duhet të shkojë në front. Ai dezerton, zihet dhe dënohet me...
Mathias Énars fitoi me këtë titull çmimin më të njohur në letërsinë franceze, Goncourt (2015). Njohës i shkëlqyer i orientit, lexuesi shqiptar do ta ketë akoma më interesant këtë roman me faktin që, Mathias Énard, e njeh letërsinë shqipe dhe poetin Naim Frashëri, madje duke e cilësuar këtë të fundit si klasik i ushqyer me modernitet.
Kufiri është një roman i veçantë për temër që trajton, poetikën, humorin, përshkrimet reale që të rifreskojnë filozofinë e absurdit. Ai klasifikohet lart në botimet numerike ndaj ky roman vjen tek lexuesi shqiptar në një mënyrë dhe kohë krejtë të veçantë
Kjo vepër - tragjedi në thelb ka të qenit “çifut”, të cilën Maks Frisch e shkruan dhe e shpjegon shumë mirë përmes protagonistit të tij. Kjo dramë në formë të shkruar botohet për herë të parë në vitin 1961.
Një roman fenomenal nga mbretëresha e dramës kriminalistike, Martina Cole.
I përpunuar me art, imagjinatë dhe ndjenjë, “Kloroform” është një roman që lexohet me një frymë dhe të mban pezull deri në rrjeshtin e fundit. Përvoja jetësore, shkollimi në perëndim, mjeshtria artistike i kanë dhënë këtij romani sukses në komunikimin me lexuesit e shumtë