Stephen Hawking është ndër mendjet...
"Historitë dhe karakteret e personazheve trajtohen dhe zhvillohen përreth individualitetit dhe rrëfimit të personazhit kryesor, i cili quhet T. Në kushtet kur realiteti aktual bëhet për të një bllok i padepërtueshëm, për arsyen se njëri nga shokët e tij të fëmijërisë përfundon në qeli si i pandehur, si rrjedhojë e atrofizimit të sistemit të drejtësisë, që...
Është një nga librat e rrallë që është shkruar për Arbërinë e fillimshekullit të XVI dhe për një personazh pak të njohur nga historiografia e sotme, si ai i Mërkur Buas, i njohur si princi i Peloponezit dhe kalorës i Epirit. Kjo vepër është përkthyer nga greqishtja e vjetër nga studiuesi Altin Kocaqi dhe ishte vepra e fundit që përfundoi para vdekjes së tij
Nëse e kuptoni se sa të fuqishme janë mendimet tuaja, nuk do t’ju vërdalliset kurrë një mendim negativ në kokën tuaj. Çdo person i suksesshëm fillon me 2 besime: e ardhmja mund të jetë më e mirë se e tashmja; dhe, unë kam fuqinë për ta bërë këtë. E ke edhe ti atë fuqi! Do të ndryshojë jeta juaj për mirë. Prof. Vianello ka ndihmuar tashmë mijëra drejtues...
Kjo dramë narrative botohet në tri gjuhë: në origjinalin shqip, dhe në versionin frëngjisht dhe gjermanisht. Ky tekst është inskenuar në vitin 2018 në Teatrin Dodona – Prishtinë, me regji të Alban Beqiraj. Kjo dramë temë qendrore ka nocionin e ekzilit. Por autori e ndryshon këndvështrimin: përtej emigrimit ekonomik dhe social, ai sheh tek ekzili një...
This book is titled “The Albanians” not only for the sake of making use of the metaphor by naming the “whole” for the “part”, but mainly for the most obvious fact that in both chapters Finlay speaks about Albanians, and when third parties are mentioned, it is because of their interactions with “The Albanians”.
Elma Rama vjen me vëllimin e ri me poezi, “Trishtimi i ullirit” pas tre vëllimeve të mëparshme: “Sytë e kanë fajin”, “Kontrast” dhe “Ku është njeriu”, - ku libri i fundit shënon një tjetër nivel të lartë artistik në përdorimin e teknikave poetike, ndjeshmëri dhe perceptim të thellë të realitetit.
Biologjia për Maturën Shtetërore është krijuar për t'ju ardhur në ndihmë, në përgatitjen për provimin më të rëndësishëm të gjimnazit. Informacioni bazë i teorisë do t'u ndihmojë të sistemoni në mënyrë të përmbledhur dijet tuaja, ndërsa ushtrimet t'i praktikoni ato. Modelet e testeve të maturës do t'u parapërgatitin dhe aftësojnë për të qenë të sigurt në...
Një udhërrëfyes për teorinë dhe praktikën televizive
Tek libri më i fundit për fëmijë “Masha dhe Ariu” sjellim dy tregimet e mrekullueshme “Heronjtë janë mes nesh” dhe “Të gjithë në shtëpi”.
Goca e Kaçanikut është opera e parë nacionale në Kosovë. Në këtë libër autorja trajton aspektet estetike e sociologjike. Rreze Kryeziu është muzikologe shqiptare. Është drejtoreshë e përgjithshme e Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës "DAM" dhe sekretare e Shoqatës së Kompozitorëve të Kosovës. Nga viti 2009 ligjëron në Fakultetin e Arteve të Universitetit...
Eldri Baku në librin e tij sjell një reflektim për botën në të cilën jetojmë, përtej botkuptimit të moshës; - një një mjedis ku ka krizë komunikimi, ku mungon besimi dhe ku teknologjia po e zvetënon botën shpirtërore të njeriut, ndërsa njerëzit ëndërrojnë gjithnjë e më pak. Në këtë roman apelohet për tu ruajtur ëndrra si fuqi e madhe shndërruese brenda...
''Album poetik'', një përmbledhje e poezive të poetit Namik Mane të shkruar në një periudhë të gjatë kohe. libri ndahet me gjashtë cikle dhe shoqërohet me një[ parathenie nga Shefki Hysa.
Ky libër i kushtohet Xhordan Benksit që kemi brenda vetes sonë.
Kuptimi që fshihet pas sëmundjes së tiroideve, një sëmundje kaq e përhapur së fundmi, është shumë më i thellë nga sa dimë ne. Të dhënat që do të lexoni në këtë libër, as i keni lexuar dhe as i keni dëgjuar më parë. Ka ardhur koha ta merrni situatën nën kontroll dhe të bëheni ekspert për gjëndrat tiroide.
Ky është vëllimi i dytë me poezi i Valmir Tertinit pas vëllimit “Por...” që vjen para lexuesve në dy gjuhë: shqip dhe anglisht. Ka 12 cikle apo qerthuj poetikë, përmes të cilave na njeh me shumë argumente nga jeta e shtresave të ndryshme, duke nisur nga ndjenjat vetjake dhe me përpjekjet e tij për të gjetur rrugëdalje në jetë.