Reduced price! Aishja – nena e pashoqe e besimtareve View larger

Aishja – nena e pashoqe e besimtareve

RESHIT HAYLAMAZ A-005334

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky libër portretizon një nga personalitetet më domethënëse të historisë së Islamit. Duke pasur parasysh keqkuptimet dhe akuzat e pabaza në lidhje me të, Aishja e nderuar (r.a.) do kuptuar drejtë, deri në imtësitë më të vogla. Më shumë se çdo bashkëshorte tjetër e Profetit.

More details

5 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Shtepia Botuese Prizmi
ISBN9789928156082

456 Lekë

-24%

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Kjo biografi e R. Hajllamazit, një njohës shumë i mirë i historisë së periudhës së Kohës së Lumturisë dhe i jetëshkrimit të Profetit dhe sahabëve të Tij, e pasqyron jetën e saj në aspekte të ndryshme, sipas transmetimeve më të besueshme.  

Veç pasqyrimit të disa fragmenteve më domethënëse nga jeta e saj, sqaron rolin e saj kritik në themelimin e shkollës islame, me referencë të veçantë në rolin e saj në rrëfimin e çështjeve private që kanë të bëjnë me gratë dhe marrëdhëniet martesore në përgjithësi, ashtu si edhe në ruajtjen e thënieve autentike të Profetit, një pjesë të të cilave ne i njohim falë ruajtjes së tyre të parë prej saj.

Veç këtyre, meqenëse ndjeshmëria e saj në praktikimin e fesë është e lidhur me një varietet të pasur shembujsh, shumë çështje të debatuara si, mosha e saj, kur u martua, si dhe qëndrimi ndaj Aliut të nderuar, janë marrë në shqyrtim në kapituj të veçantë, të cilat të mahnisin për atë renditje dinjitoze të aq shumë fakteve.

Si nënë e pashoqe e të gjithë besimtarëve, ajo ka merituar përherë njohjen, e si pasojë e saj, respektimin dhe ndjekjen shembull përgjatë gjithë jetës, të cilëve u dedikohet ky botim në gjuhën shqipe prej shtëpisë sonë botuese.

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages244
ISBN9789928156082
Published year2014
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiDritan HOXHA