Catalog
Është një libër i shkruar, herë-herë, edhe në formën e një ditari, të një lloji krejt të veçantë, që lexuesi ynë a kushdo qoftë ai, herë do të gjejë një rrëfim personal (orët e gjata në punë, kulturën e ushqimit, rreth veshjes etj.), e herë një rrëfim politiko-shoqëror të mbushur me ngjarje, kujtime, ndodhi të vogla e të mëdha, personazhe, takime të...
Barleti, bashkëkohës i heroit shqiptar dhe soditës në shumë nga ngjarjet e përshkruara, mbahej, përgjithësisht, gjer tani vonë, si një burim vërtetësie dhe paanësie absolute.
Ky libër ofron një analizë mjeshtërore mbi arsyet pse globalizmi dështoi dhe pse populizmi po përhapet me shpejtësi. Ky libër jo vetëm do t’ju ndihmojë të parashikoni të ardhmen e kombeve, por do të luajë një rol për t’i dhënë formë kësaj të ardhmeje
Ky libër përmbledh më shumë se 20 artikuj, ligjërata dhe biseda të prof. Fei Xiaotong, nga fundi i viteve 1980 deri në fillim të viteve 2000. Tema e tyre qendrore është se si qytetërimet do të bashkëjetonin në kontekstin e globalizimit të shpejtë.
Autori ka trajtuar përmes dokumenteve, dëshmive dhe analizave historike një prej momenteve më kritike të shqiptarëve në krijimin e shtetit të tyre, në kohën që Ballkani ishte në flakë dhe Perandoria Osmane ishte në rrënim e sipër
Autori e ka konceptuar hartimin e kësaj monografie mbi jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, të lidhur edhe me paraqitjen e burimeve historike dokumentare të shek. XV, dokumentet bashkëkohëse të heroit, që fillojnë me kohën e Gjon Kastriotit dhe mbarojnë me vdekjen e Skënderbeut. Monografia është vëllimi i parë i kolanës që ndiqet nga nëntë...
Libri “I lumi Dom Shtjefën Kurti, dëshmitar i Kishës martire” nuk është thjeshtë një biografi për një prift, por një tekst hulumtues që përpiqet të konstruktojë siç duhet aspekte të historisë tonë; përplasjen e madhe mes regjimeve genocidiste serbe dhe komuniste me kishën katolike, ideologjisë dhe fesë, dhe mbi proceset e ndërlikuara të mbijetesës së...
Në këtë libër do të gjeni kujtimet e piktorit të famshëm francez të shekullit të XVIII i cili udhëtoi nëpër Ballkan dhe takoi Ali Pashë Tepelenën në Janinë. Këtu gjenden dëshmi të gjalla historike për shqiptarët. Përmes gjuhës shqipe, në studimin e tij Luan Rama na shpalos gjithashtu jetën e këtij artisti të madh francez
Edith Durham vjen me një ribotim në shqip të librit “20 vjet ngatërresa ballkanike”, ku pasqyrohet gjendja e këtij rajoni të trazuar dhe në luftë, në fillim të shekullit të XX
Ky libër është produkt i një përmbledhje artikujsh, analizash dhe intervistash të Prof. Mustafës të cilat sjellin një kontribut domethënës në fazën e fundit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe në raportet ekonomike mes dy vendeve. Ky botim dygjuhësh shqip-anglisht është ndihmesë e madhe edhe në këtë fazë për bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit
Historia e Vendeve të Ulëta përfshin periudhën nga shekulli i gjashtëmbëdhjetë deri në ditët tona dhe është një studim autentik, gjithëpërfshirës dhe i thelluar, me vlerë të madhe për studiuesit dhe studentët e historisë moderne europiane, por edhe për lexuesin e interesuar të njohë më gjerë historinë tepër interesante të Vendeve të Ulëta, që gabimisht te...
Autori i dy librave më të shitur të momentit në mbarë botën, "Sapiens" dhe “Homo Deus”, Youval Noah Harari vjen me librin më të fundit në shqip, “21 leksione për shekullin e 21”. Këtu analizohen sfidat globale si epidemitë, inteligjenca artificiale, edukimi, fetë, kombet, punësimi, mjedisi, demokracia, etj., dhe ofrohen zgjidhje të cilat i shërbjenë ccdo...
Historia krejt e panjohur e shqiptarëve në Turqi dhe fundi i Perandorisë Osmane 1912 – 1923. Libri ‘Brigje të pikëlluara’ ka marrë çmimet ‘Rothschild Book Prize in Nationalism and Ethnic Studies’, dhe ‘British-Kuwait Friendship Society Book Prize’
Ky libër nuk e trajton islamin si problem, ai konstaton se edhe Perëndimi është i tillë. Për të qenë të përpiktë duhet të themi se gjer më sot, gjatë studimit të formimit të identiteteve të qytetërimeve janë shpërfillur elemente të rëndësishëm si imazhi që njëri qytetërim krijon për tjetrin apo efektet pasqyrë midis tyre.
Jean Baptiste Duroselle, një nga autorët e këtij botimi, ka future në metodën e studimit të historisë peshën e forcave të qenësishme dhe rolin e njerëzve. Në këtë vëllim, duke u përqendruar në gjysmën e parë të shek. XX, ai analizon 21 vjet pas traktateve që shënuan mbarimin e Luftës së Parë Botërore, mekanizmat që çuan në Luftën e Dytë Botërore. Ky është...
Jean Baptiste Duroselle, një nga autorët e këtij botimi, ka future në metodën e studimit të historisë peshën e forcave të qenësishme dhe rolin e njerëzve. Në këtë vëllim, duke u përqendruar në gjysmën e dytë të shek. XX, ai analizon periudhën e Luftës së Ftohtë, zhvillimet në Petrëndimi dhe raportet SHBA-Rusi. Po ashtu, edhe shfaqja e fuqive të reja si...
Në këtë libër vjen përmes burimeve të shumta dhe analizave të thelluara historia e një prej popujve më magjepsës dhe më të lashtë të botës, i cili sfidoi kombet më të fuqishme të botës modern, duke ngjallur habi, admirim, xhelozi dhe keqkuptime. Ky libër na jep një tablo të plotë të Japonisë, që nga origjina dhe deri në ditët tona.
Revolucioni Frances tronditi Francën dhe mbarë botën. Në këtë libër, përmes fjalimeve të Mirabosë Barnavit, Kondorsesë, Vernjosë, Dantonit, Robespierit dhe Sen Zhystit prekim dramën e kohës. Por, jehona e largët e këtij Revolucioni ndihet ende edhe në ditët tona.
Për të kuptuar gjeopolitikën e Mesdheut, nuk duhet të mjaftohemi vetëm me kuadrin e Mesdheut, port ë shohim më tutje. Matanë Mesdheut, përshembull, në Irak, superfuqia amerikane ka dislokuar forcat e saj të përtej Atlantikut. Pra, duhet pasur parasysh edhe konfliktet që zhvillohen më larg Mesdheut, sepse pasojat e tyre ndihen edhe në Europën Perëndimore....
Principata Mesjetare e Arbërisë e viteve 1190-1215 është formacioni i parë shtetëror shqiptar. Si proces historik, formimi i tij nënkupton për vendin fillimin e një diferencimi të ri shoqëror, plasaritjen e bashkësive krahinore, zhvillimin e lidhjeve ndërkrahinore, dobësimin e ndjenjës së fisit dhe zëvendësimin e saj me ndërgjegjen e kombësisë. Ai...
Historia e Dibrës, e përftuar nga laboratori i njërit prej studiuesve më në zë, më prodhimtarë e të rëndësishëm të historiografisë së sotme kombëtare, vjen si një pasurim burimor në fushën e historiografisë dhe si një plotësim në historishkrimin shqiptar.
"Një përmbledhje e autorëve të ndryshëm mbi historinë, arkeologjinë, kulturën dhe traditën dibranë, shoqëruar me një hyrje nga Agron Tufa.
Monografia "Studies in the Prehistory of Albania" është versioni anglisht i përditësuar i monografisë "Studime për Prehistorinë e Shqipërisë", me autorë F. Prendi-A. Bunguri, botuar në vitin 2014. Ajo është një antologji e kulturave prehistorike të Shqipërisë, në harkun e gjerë kronologjik nga Paleoliti i Hershëm (rreth 300.000 vjet më parë) deri në fund...
Ky punim i kushtohet hetimit të përkatësisë etnike të epirotëve të lashtësisë dhe përbërjes etnike të Epirit, që nga lashtësia e deri në kohët e reja. Duke shqyrtuar me kujdes të dhënat nga fushat më të ndryshme të historisë, gjuhësisë, arkeologjisë, mitologjisë, historisë kulturore etj., autori arrin në përfundimin bindës e të palëkundur se epirotët...
Libri përmban aktet e konferencës shkencore të organizuar së bashku me Akademinë e Shkencave, të cilat botohen me rastin e 90-vjetorit të qeverisë të kryesuar prej Fan S. Nolit, në gjysmën e dytë të vitit 1924 dhe 50-vjetorit të vdekjes, duke sjellë një kontribut të vyer në ndiçimin dhe studimin e mëtejshëm të figurës poliedrike të Fan Nolit me...