Romani i shkruar bukur dhe i ndier i Conway-it, është po aq i koklavitur sa titulli i tij. Ndërthur bukur shqetësimet e adoleshentëve të rinj me një histori prekëse dhe mbërthyese, që të argëton dhe të këshillon në të njëjtën kohë. Me librin “Një lëmsh sekretesh”, mbyllet trilogjia e shkrimtares Anne-Marie Conway. Libri 1 – Vera e fluturave. Libri 2 –...
Nje nga thrillerat me te bukur te momentit ne te gjithe boten vijon me serine e tij, ku ne gjuhen shqipe Botimet Dritan sjellin vellimin e dyte te tij: Vetëm të vdekurit i ruajnë sekretet... Një qytet model fsheh sekrete. Sekrete që dikush do të vriste për t‘i ruajtur.
Një fëmijë është zhdukur në një park në periferi të Romës. Jo shumë larg nga vendi ku ishte parë për herë të fundit, gjendet e ëma e vdekur. Hetuesit besojnë se personi përgjegjës është bashkëshorti i gruas, dhe që pastaj mund të ketë vrarë edhe të birin duke fshehur trupin.
Nje sage misterioze e shkruar nga Eli Lapaj, fale talentit, imagjinates se fuqishme dhe pasionit te jashtezakonshem per te lexuar letersi dhe per te rrefyes, - pjese e serise Tashegimia e Danareve. Lexuesi do te lexoje vellimin e pare te kesaj serie magjepsese, shkruar me nje mjeshtri narrative dhe fuqi te madhe imagjinare.
Mbushur me humor të zi, kthesa të papritura, komplote dhe me personazhe që të mbeten gjatë në kujtesë, libri “Vajza e re” është një triller emocionues dhe një analizë e sofistikuar e aleancave politike dhe rivaliteteve të fuqive të mëdha, në një botë të rrezikshme. Kjo vërteton edhe një herë se Gabriel Aloni është “një nga agjentët më të famshëm të...
Emocionues, tërheqës dhe fin vazhdimi mahnitës i bestsellerit “Njëri nga ne po gënjen“. Tani vjen romani i tretë: “E ka radhen tjetri”, hedhur në qarkullim nga Botimet Dritan. Mirë se vjen përsëri në gjimnazin Bejvju! Do të zgjedhësh të Vërtetën apo Sfidën?
Valérie Perrin na prezanton një roman mbi dhunën e fjalëve, dhunën e gjesteve, dhunën e heshtjeve, mbi humbjen e njerëzve të dashur, ndjenjën e braktisjes. Një roman që duhet lexuar me diellin në zemër, për të mos u ndier i përkulur nën peshën e pikëllimit. Është një libër që të rrëmben, të mahnit për nga historia. Shkrimi është i rrjedhshëm, ritmik. Pena...
Novela e Rubenfeldit të mban në ankth nga kombinimi i skenave plot aksion ku nuk mungojnë rrëmbimet, përleshje me thika dhe pistoleta, helmime, grabitje bankash, korrupsion, intriga, politikë, dashuri, aventura, psikologji e psikanalizë etj. Në ShBA konsiderohet si një nga bestseller-it dhe Best Historical Mistery
Ky libër i shkruar me kaq mjeshtëri, të mban frymën pezull dhe shpërfaq historinë e dy familjeve që jetojnë në një shtëpi të mbushur me sekretet më të errëta.
Një roman triller që të shteron deri në frymën e fundit, në të cilin asgjë dhe askush nuk është ashtu siç duket. Një marrëdhënie e ndërlikuar motër-vëlla. Një libër ku shtampohen krime, mostra e fshehur brenda njeriut, dhuna ndaj fëmijëve, abuzime seksuale, çmenduria që kalon limitet e ekzistencës njerëzore.
Nje roman i ri nga letersia bashkekohore italiane vjen ne shqip nga botimet Living: Mes krimit, misterit, frikes dhe ankthit, Ilaria Tuti te mban pezull ne faqet e ketij romani deri ne fund: “Unë quhem Tereza Batalja, kam një sekret që nuk ia rrëfej dot as vetes dhe, për herë të parë në jetë, kam frikë...”
Çmimi “Akutagawa”, një nga çmimet letrare më prestigjioze të Japonisë, e çimentoi reputacionin e Ryu Murakamit në vendin e tij, si mjeshtër i letërsisë së errët dhe të dhunshme.
"Ky roman ka pothuajse të gjitha tiparet dhe nuancat e një trilleri. I shkruar nga një autor me përvojë të gjatë në fushën e prozës, ka një harmoni kompozicionale dhe linja të qarta e të përmbyllura narracioni.
Në këtë thriller tërheqës, Elsa Osorio ka sjellë historinë e fortë të një vajze të re, që përpiqet të gjejë identitetin. Në thelb, historia e Lusit pasqyron atë të popullit argjentinas: si mund të shpresojmë të kuptojmë veten, nëse historia jonë është e mbuluar me sekrete dhe tragjedi?
Anne Holt ka paraqitur me stil të fortë çështjen e re të Hana Vilhelmsenit, zgjidhja e së cilës është sa e papritur, aq edhe emocionuese.
NË MES TË DIMRIT, NJË VRASËS VËRTITET NËPËR QYTET. TANI HERRI HOLI E DI. ËSHTË ÇASTI TË VIHET NË NDJEKJE TË LEOPARDIT. PARA SE TË VRASË SËRISH.
Arber Dervishaj eshte nje autor i ri, i cili me kete roman ka sfiduar veten dhe lexuesit: Alberti dyshohet se është fajtor për vuajtjet e jetës së tij. Vrasja e tij është rruga e vetme që një ëndërr të vazhdojë të jetojë. Por, si mund të vrasësh dikë që jeton brenda teje në ccdo mendim dhe ndjenjë?!
Pas një jete të tërë me dashuri e humbje, duke kapërcyer pareshtur kufij dhe oqeane, libri Atlasi. Historia e Pa Saltit, me bashkautor Harry Whittakerin, shënon fundin mahnitës dhe të paharrueshëm të serisë Shtatë motrat të Lucinda Rileyt. Në këtë përfundim epik të serisë Shtatë motrat, gjithçka do të zbulohet.
Nje tjeter roman misterioz i shtohet bibliotekes se Agatha Christie ne gjuhen shqipe. Nen perkthimin e Enkeleida Ferollarit, shtepia botuese Dituria hedh ne qarkullim romanin “Nje kufome ne biblioteke”.
Seria “Gjuetari i shtrigave” vazhdon me romanin e ri, sjell në shqip nga Botimet Muza. Në këtë roman thriller, hetuesja Xhesika Niemi është në garë me kohën për të gjetur lidhjen mes një trupi me shenja të çuditshme që ka dalë në bregdetin e akullt të Finlandës dhe dy zhdukjeve enigmatike.
Ky triller psikologjik që të mban mbërthyer sinjalizon shpërthimin e një talenti. Libri “Njëra nga vajzat” trajton vështirësitë dhe gëzimet e miqësisë mes vajzave, por edhe pasojat e paimagjinueshme që ajo mund të ketë, kur diçka në këtë lidhje sa të bukur, aq edhe problematike, shkon keq. Shkrimtarja e mirënjohur amerikane, Lucy Clarke është autore e...
Intrigë e pabesi, dashakeqësi dhe fatkeqësi, burrëri dhe maturi shfaqen në 510 faqe roman. Romani del në tregun letrar, duke përdorur me gjuhë sa më të kuptueshme profesionin e burrave dinjitoz, që kryen detyrën për mbrojtjen e Shtetit nga krimi.
Dyshimi është një kryevepër që do ta lexoni me një frymë, një novelë krejtësisht përthithëse, që do të sfidojë gjithçka dini për mëmësinë, për atë se çfarë i detyrohemi fëmijëve tanë, dhe ndjesitë që përjeton një grua që ndihet e pakuptuar.
"Emocionues... vështirë ta lëshosh nga dora pa lexuar një faqe tjetër..." - Florida Times Union “Admiruesit e Kodit të Da Vinçit do ta lexojnë me një frymë... Një roman i shkëlqyer dhe shumë intrigues.”