Duke lexuar "Vuajtjet e djaloshit Verter" ne sikur nxitemi për ta parë të dashurën e Verterit, Sharlotën, si një grua pasive dhe të pafajshme. Butësia dhe sinqeriteti i saj na duken të pakritikueshme dhe veprimet e shumta që ajo kryen, ndihmojnë që në mendjen e lexuesve të krijohet një përshtypje shumë e mirë për të.
Ky eshte nje nga vellimet me te arrira me poezi te Azem Shkrelit, pjese e programit shkollor ne gjimnaz. Pas nje periudhe mungese, Onufri e sjell kete botim per lexuesit ne Shqiperi, perfshire edhe gjimnazistet.
Ky vëllim përmban pjesë nga ciklik “Kangë të vjetra” dhe “Pleqnime më vete”
Këngët shqiptare të Eposit të Kreshnikëve janë cikël këngësh epike heroike legjendare. Ato radhiten ndër shtyllat më të rëndësishme artistike të kulturës shpirtërore të shqiptarëve.
Kodoni website-in, aplikacionin dhe lojën tuaj, si dhe zhvilloni aftësi të vërteta kodimi me anë të kësaj metode mësimore mjaft argëtuese për fillestarët. Mësoni duke ndjekur udhëzimet hap pas hapi dhe përfundoni gjatë misione shumë interesante. Më pas provoni njohuritë tuaja duke koduar projektet tuaja individuale.
Ne kete vellim te pergatitur per nxenesit dhe studentet jane permbledhur pjese nga krijimtaria poetike e vellimit “Vargjet e lira” dhe proza e shkurter e Migjenit, “Novelat e qytetit te veriut”. Botimi ka nje parathenie te pergatitur nga Skender Luarasi dhe shenime nga bashkekohesit e poetit te madh
Me kryeveprën e tij “Krim dhe Ndëshkim”, Dostojevski nëpërmjet një stili të hollë dhe analizave psikologjike, na paraqet aspektet kryesore të jetës së njeriut, si vuajtjet, frikërat, dashuritë dhe vetminë. Krahas krimit, ndëshkimit dhe arratisjeve, në roman analizohet ndërgjegjja dhe ndikimi i saj, miqësia dhe optimizmi për jetën, megjithë kushtet e vështira