Lucinda Riley A-005617
Libër i ri
Kjo sagë është ndër më të lexuarat në ditët tona: Janë 7 vëllime që të mbajnë mbërthyer, duke të ndezuar fantazinë në mijëra faqe, si rrallë libra të tjerë. Një bestseller absolut botëror, tani është i tillë edhe në shqip. Prandaj, Bukinist.al e konsideron si një dhuratë të çmuar për të gjithë ata që duan të bëjnë të lumtur lexuesit e dhënë pas mistereve.
1000 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dituria | |
Seria me 7 vëllime përbëhet nga librat
1. “Shtatë motrat” nga Lucinda Riley
Në këtë roman gjithëpërfshirës epik të dashurisë dhe humbjes - i pari në një seri të re unike dhe magjepsëse prej shtatë librash - Lucinda Riley tregon talentin e saj si shkrimtare, si kurrë më parë.
E bukur e njëherazi e ndrojtur dhe e vetmuar, Maja është e vetmja nga gjashtë motrat që jeton ende me babain në Atlantis, kështjellën përrallore buzë Liqenit të Gjenevës. Por, teksa gjendet në Londër te një mikeshë, merr papritur një telefonatë nga guvernantja: Pa Salti, i ati, ka vdekur. Ai baba bujar dhe karizmatik, që i ka birësuar nga të katër anët e botës dhe i ka vënë secilës emrin e një ylli, ishte njeri të cilit askush, madje as avokati dhe miku i tij për kokë, nuk ia dinte të kaluarën.
Pasi kthehen menjëherë në vilë, motrat zbulojnë testamentin e vetëm: një sferë armilare, në unazat e së cilës janë gdhendur disa koordinata misterioze, gjurmët e origjinës së tyre të vërtetë. Maja është e para që dëshiron t’i deshifrojë dhe ka guximin të niset në kërkim të prindërve të saj biologjikë.
Një udhëtim që do ta çojë në zemrën pulsuese të Rio de Zhanejros, ku një tufë letrash të vjetra do ta bëjnë të përjetojë historinë emocionuese të stërgjyshes së saj Izabelë, nga e cila ka trashëguar bukurinë magjepsëse.
Me ndihmën e Florianos, shkrimtarit simpatik, Maja do të nxjerrë në dritë sekretin e një dashurie që pat lulëzuar në Parisin bohem të viteve ‘20, e lidhur fort me ndërtimin e statujës së Krishtit Shpëtimtar, që ngrihet madhështor mbi qytetin e Rios. Një histori që do ta tronditë nga rrënjët jetën e Majës.
2. “Motra ne stuhi. Historia e Allit” nga Lucinda Riley
Motra në stuhi është libri i dytë i serisë magjepsëse të Lucinda Rileyt, bazuar në rrëfimin mitologjik të një yjësie të famshme. Ai vjen pas librit të parë Shtatë Motrat.
Alli D’Aplieze ka shkuar të marrë pjesë në një nga garat më të rrezikshme në botë të anijeve me vela, kur merr vesh lajmin e vdekjes së papritur të babait të saj birësues. Teksa kthehet në shtëpinë e fëmijërisë për të takuar pesë motrat e tjera, ajo zbulon se i ati - një miliarder i pashoq misterioz, të cilin bijat e thërrisnin me dashuri Pa Salt - i ka lënë si trashëgim secilës prej tyre të dhëna tunduese, që do t’i ndihmojnë të zbulojnë origjinën e vërtetë.
Së fundi, Alli ka nisur të përjetojë një marrëdhënie të thellë e pasionante dashurie, që do ta ndryshojë përgjithmonë fatin e saj. Por tashmë jeta i merr një kthesë të papritur dhe Alli vendos të heqë dorë nga deti e lundrimi dhe të ndjekë gjurmët që babai i ka lënë, gjurmë të cilat do ta çojnë në Norvegjinë e bukur e të akullt...
Atje, Alli fillon të zbulojë rrënjët - sesi historia e saj lidhet në mënyrë të pazgjidhshme me atë të një këngëtareje të re, krejt të panjohur për të, Ana Landvikun, e cila gati 100 vjet më parë këndoi në premierën e Per Gyntit, dramën e Ibsenit, orkestruar nga Edvard Griegu, ikonë e muzikës. E ndërsa mëson më shumë për Anën, Alli fillon të pyesë veten kush ishte në të vërtetë Pa Salti, babai i saj. Dhe pse motra e shtatë nuk u birësua kurrë...
3. “Motra në hije. Historia e Starit” nga Lucinda Riley
Seria “7 motrat” vjen me librin më të ri: Sekrete dhe fate të ndërthurura me mjeshtëri formojnë enigmën e hidhur që Stari do të duhet të deshifrojë në këtë vëllim të tretë të sagës bestseller.
E heshtur dhe enigmatike, e pasionuar pas letërsisë e gatimit, Stari është e treta nga gjashtë bijat e birësuara të Pa Saltit, manjatit zviceran, dhe gjithmonë ka jetuar në hijen e Sisit, motrës së gjallë e të hedhur. Qysh të vogla kanë qenë të pandara: kanë një gjuhë të fshehtë, që e kuptojnë vetëm ato dhe vitet e fundit i kanë kaluar duke udhëtuar nëpër botë... Por vetëm dy javë pas vdekjes së babait, Sisi mendon se ka ardhur koha të marrë në dorë frerët e jetës: të gjejë rrugën e vet, duke njohur edhe të kaluarën.
Për të rënë në gjurmë të origjinës së saj, Pa Salti i ka lënë një statujëz maceje, emrin e një gruaje misterioze që ka jetuar thuajse njëqind vjet më parë dhe kartëvizitën e një librari londinez...
Njëqind vjet më parë, Flora MekNikoli është përbetuar se nuk do të martohet kurrë. Jeton e lumtur dhe e sigurt në shtëpinë e saj në Lake District, pranë librave e me pasionin për natyrën. Por peng i disa rrethanave, Flora detyrohet të shkojë në Londër, në shtëpinë e Alisë Kepelit, një prej aktoreve më famëkeqe të shoqërisë së asaj kohe. Në dilemën mes dashurisë së pasionuar e detyrës ndaj familjes, ajo befas gjendet e përfshirë në një lojë, fijet e së cilës i luajnë të tjerët, derisa takimi me një zotëri të panjohur do t’i zbulojë përgjigjet që i kërkonte prej një jete...
Ndërsa Stari mëson për rrugëtimin e Florës, paraardhëses së vet, edhe ajo niset në një udhëtim zbulimi...
4. “Motra e perlave. Historia e Sisit” nga Lucinda Riley
Me këtë libër të katërt emocionues të sagës bestseller Shtatë motrat, Lucinda Riley na jep një histori plot intriga e pasion, me kthesa dhe personazhe të paharrueshme.
Qëkur Stari ka gjetur familjen e vërtetë dhe dashurinë e saj, Sisi ndihet e vetmuar dhe e pafat. Tashmë ka humbur gjithçka: marrëdhënien e veçantë që kishte me të motrën, e madje edhe frymëzimin për tablotë e saj.
E arratisur nga një jetë, pjesë e së cilës nuk ndihet më, niset drejt Australisë, në gjurmët që i ati i ka lënë para se të vdiste: një fotografi bardhezi dhe emrin e një gruaje të panjohur. Por ai që duhet të ishte një qëndrim i shkurtër në Bangkok, vetëm për një javë, shndërrohet në etapën e parë të një udhëtimi emocionues dhe aventuror.
Në plazhet e mrekullueshme të Krabit, Sisi takon Ejsin, një i ri joshës, vetmitar dhe gjithaq misterioz. Mes një kredhjeje në ujërat e kristalta dhe një darke romantike, Ejsi e ndihmon të zbulojë historinë e paraardhëses së saj, Kiti MekBrajdit, një grua e fortë dhe e guximshme, që kishte emigruar në Australi në fillim të shekullit XX: në gjurmën fatale të një perle shumë të rrallë ngjyrë rozë, Kiti gjendet e ndarë mes dashurisë së dy vëllezërve rivalë dhe në qendër të intrigave të një familjeje që zotëron një perandori të tërë...
Kur më në fund Sisi mbërrin në zhegun përvëlues të shkretëtirës australiane, frymëzimi i zgjohet befas: ndoshta ky kontinent i pamat dhe i egër është vërtet shtëpia e saj.
5. “Motra e hënës. Historia e Tigit” nga Lucinda Riley
Motra e hënës është vëllimi i pestë epik i sagës Shtatë motrat nga Lucinda Riley.
Pas vdekjes së babait, Pa Saltit, një miliarder i pashoq që i birësoi gjashtë bijat nga e gjithë bota, Tigi D’Aplieze, duke i besuar instinktit, shkon në Hajlende, malësinë e egër skoceze. Atje fillon punë, duke iu përkushtuar pasionit të saj: kujdesit për kafshët, në pronën e madhe dhe të izoluar të Kinerdëve, e punësuar nga padroni enigmatik dhe joshës, Çarl Kinerdi.
Aty Tigi takon Kalin, kujdestarin e pronës, me të cilin ndan shtëpinë dhe që shpejt do të bëhet një mik i dashur; Zarën, bijën adoleshente dhe paksa rebele të Çarlit; dhe Zed Eszunë, një tip playboy dhe ish-i dashuri i njërës prej motrave. Por, mbi të gjitha, takon Çilin, një cigan plak që duket se di shumë hollësi rreth së shkuarës së saj dhe të gjyshes: Lusia Amaja Albajsini, kërcimtarja e famshme e flamengos.
Në hijen e Alhambrës së mrekullueshme, Tigi zbulon lidhjen e saj me komunitetin legjendar të ciganëve të Sacromontes, të cilët u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre gjatë Luftës Civile, dhe me “La Candelan”, kërcimtaren më të madhe të flamengos të asaj kohe.
Nga Spanja, në Amerikën e Jugut dhe Nju Jork, Tigi do të bjerë në gjurmë të së shkuarës së saj të trazuar. Dhe, nën syrin vigjilent të një fallxhoreje të talentuar cigane, ajo do të zbulojë talentin e vet si shëronjëse.
Por kur fati duket se i prin udhë, Tigi duhet të vendosë nëse do të qëndrojë me familjen e gjetur rishtas apo do të kthehet në Kinerd, te Çarli...
6. “Motra e diellit” nga Lucinda Riley
Nga atmosfera frenetike e Manhatanit në fushat e mrekullueshme, të egra e të gjera të Afrikës, Motra e diellit është vëllimi i gjashtë i Shtatë Motrave, serisë epike me miliona kopje të shitura të Lucinda Rileyt. Me rrëfimin përfshirës e hipnotizues dhe me personazhe të paharrueshme e mallëngjyese, seria Shtatë Motrat eksploron se si dashuria mund të kapërcejë edhe kufij në dukje të pamundur...
Elektra d’Aplieze duket sikur është gruaja që ka gjithçka: bukurinë, pasurinë dhe famën. Por nën dukjen vezulluese të top modeles më të kërkuar në botë, Elektra e brishtë, që mezi e përballon stresin, e tronditur nga vdekja e të atit, Pa Saltit, miliarderi i pashoq që i birësoi gjashtë bijat qysh foshnja nga katër anët e botës, ka gjetur ngushëllim tek alkooli dhe droga. Dhe, ndërsa ata që e rrethojnë druhen për shëndetin e saj, Elektra merr letër nga një person krejt i panjohur, që pretendon se është e gjyshja...
Më 1939, njujorkezja Sesilia Hantlej-Morgani arrin në Kenia, në përpjekje të shërojë plagët e zemrës pranë kumbarës së saj, grua mondane, zemra e shoqërisë së lartë dhe anëtare e grupit famëkeq Happy Valley. Në brigjet e liqenit të bukur Naivasha, ajo takon Bill Forsajthin, beqar i njohur enigmatik, fermer, me lidhje të ngushta me fisin maasai. Por kur zbulon diçka tronditëse dhe me luftën në prag, Sesilias nuk i mbeten shumë zgjedhje, ndaj vendos të pranojë propozimin e Billit për martesë. Me t’u vendosur në luginën Ëanjohi dhe me Billin larg, befas Sesilia e ndien veten të izoluar dhe të vetmuar. Derisa në pyllin fare pranë fermës së saj gjen një foshnjë të sapolindur, të braktisur, që do t’ia ndryshojë jetën përgjithmonë...
7. Motra e humbur nga Lucinda Riley
Secila nga 6 motrat D'Aplieze ka bërë një udhëtim të jashtëzakonshëm për të zbuluar origjinën, por yllësia e Plejadës nga ku morën emrat, përbëhet nga 7 yje dhe askush nuk e ka zbuluar ende se kush është Meropi në të vërtetë dhe ku ndodhet.
Me adresën e një vreshti dhe skicën e një unaze smeraldi në formë ylli, fillon një garë që do t'i bëjë motrat të përshkojnë vërtet të gjithë botën: nga Zelanda e Re në Kanada, nga Anglia në Francë dhe më në fund në Irlandë, të bashkuara më shumë se kurrë në misionin për të plotësuar familjen para përvjetorit përkujtimor për vdekjen e Pa Saltit. Një kërkim që do t'i vërë në gjurmët e një gruaje që në të vërtetë nuk dëshiron të gjendet... por pse?
Lloji i botimit | Paper back |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libra |
Grupmosha | mbi 14 vjeç |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Jorgji Qirjako, Dhimiter Gjodede, Agim Doksani |
Saranda is a great location for summer travelers who want to relax and enjoy the hospitality of its people. Whether you want to relax on the beach and swim to one of the islands in Ksamil, visit ancient archaeological sites like Butrint, or perhaps just enjoy a nice meal or drink next to the glistening Ionian sea, you will likely find yourself charmed by...
Perfect for fans of Mhairi McFarlane, Laura Jane Williams and Josie Silver. In the space of a week, Katharine Patterson has quit her job, decided to move back home, and broken up with the guy she thought was the one.
* Instant NEW YORK TIMES and USA TODAY bestseller * * GOODREADS CHOICE AWARD WINNER for BEST DEBUT and BEST ROMANCE of 2019 * BEST BOOK OF THE YEAR* for VOGUE, NPR, VANITY FAIR, and more! *
Ne kete liber te domosdoshmer per kedo qe kerkon te arrije sukses, psikologia pinoere, Angela Duckworth u tregon prinderve, studenteve, edukatoreve, atleteve, biznesmeneve (me dhe pa pervoje) se sekreti i arritjes se jashtezakonshme nuk eshte talenti, por kombimini i vecante i pasionit dhe kembenguljes te cilen ajo e quan force e karakterit, - vendosmeri
Një përrallë e mrekullueshme për një qenush dhe udhëtimin e tij nëpër oborr dhe miqtë e shumtë që takon. Ilustrimet të bëra nga Elda Pineti.
Një libër i shkruar me mjeshtri dhe shtjellon tematika të ndryshme të nxjerra nga rrëfimet kur'anore. Konsiderojmë që libri pasuron përkthimet në gjuhën shqipe mbi teologjinë islame.
Titulli i librit aludon në interpretimin e teksteve themelore të Islamit dhe atyre interpretuese, domethënë diskursin teologjik islam, duke u mbështetur në analiza që rezultojnë nga deduktimet e kritikës moderne.
Dhuna është një temë që është e pranishme në të gjitha mediumet dhe diskutimi mbi praninë dhe ndikimin e dhunës në to gjithmonë ka qenë aktual, sidomos me paraqitjen e mediumeve të reja, në të cilën ajo ishte, të paktën në fillim, kryesisht në një dritë negative. Ky libër synon të ofrojë pikërisht një trajtesë mbi praninë e dhunës në mediume.
Një libër i cili flet për Biografinë e prijësve fetarë të qytetit të Tetovës dhe rrethinës. Është një përpjekje e autorit për ta mbajtur gjallë frymën e traditës, për ta njohur dhe vlerësuar atë. Janë këto informacione të dobishme për këta dijetarë të Islamit nga Tetova, që kultivuan mendimin islam në këtë qytet dhe rrethinë.
Një fjalor që ka karakter shkencor dhe përmbledh një numër të gjerë prej mijëra nocionesh, temash, ngjarjesh dhe teorish të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë. Fjalori i tillë, do tu shërbejë studiuesve të marrëdhënieve ndërkombëtare, shkencave politike, por edhe punonjësve të diplomacisë.
Libër i cili trajton periudhën post-komuniste ose periudhën e tranzicionit në të cilën kaloi shoqëria shqiptare në Republikën e Maqedonisë (tanimë të Veriut). Nëpërmjet këtij libri publicistik, autori e njofton lexuesin me amullinë politike që e ka pllakosur shoqërinë dhe politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Vëllimi i pestë i librit DYZET NET V është si vazhdë e katër vëllimeve të botuara më parë, që nëpërmjet porosive kuranore përpiqet ta paraqesë fotografinë e plotë të Islamit dhe të shtrojë një rrugë, e cila do të na bënte të lumtur në këtë dhe në botën tjetër. Këto ligjërata, në fakt, paraqesin një bashkësi të njohurive shkencore teologjike dhe të...
Kjo vepër është një përzgjedhje tregimesh nga përmbledhjet e njohura të Mahmud Tejmurit. Tejmuri ka fituar shumë herët një popullaritet të madh. Përveç kësaj, ai është novelisti arab më i përkthyer në gjuhët e huaja. Ndonëse kjo vepër është ribotim, ndërsa botimi i parë i këtij libri është bërë para Kongresit të Drejtshkrimit, botuesi ka vendosur që këtë...
Një libër me një përmbajtje shumë interesante, me tregime të shkurta, por shumë domethënëse, të cilat autori i ka ndarë si: TwiTregime, PorTregime dhe ProfeTregime. Milazim Krasniqi edhe kësaj radhe, me një mjeshtri të veçantë, na e sjell shpirtëroren, atë pjesë që ndër vite është shtresuar në kujtimet e tija.
Nxjerrja në dritë e shkrimeve të rilindasve tanë përbën synim madhor për shtëpinë tonë botuese. Ky libër është paralajmërim për botimin e veprës së plotë të Sami Frashërit, që Logos-A do tia ofrojë lexuesit vitin e ardhshëm.
Një vepër monumentale që flet mbi jetën dhe veprimtarinë kolosale të kryejuristit të madh, Ebu Hanifes. Një vepër që mbulon nevojat e myslimanëve të hapësirës shqiptare për tu njoh me këtë vigan që la gjurmë të pashlyera në analet e Historisë së jurisprudencës islame.
Viteve të fundit vërehet një zgjim i interesimit si në botën perëndimore ashtu edhe atë islame mbi veprat që kanë të bëjnë me misticizmin. Megjithatë, pavarësisht vonesës, studiuesit myslimanë gjithashtu kanë arritur në të njëjtën pikë të studimeve dhe kanë nisur publikimin e punimeve të kësaj disipline.
Një doracak mbi rrjedhën e Islamit gjatë Historisë. Libër ky i cili i mbulon nevojat e një myslimani, të cilët i mungon dija për fenë e tij, dhe mjaftueshëm për nevojat e një jomyslimani i cili për Islamin nuk ka njohuri.
Mendimtari Sejjid Hussein Nasr në këtë vepër e cila është e përkthyer në shumë gjuhë të botës synon të nxjerr në pah, natyrën e shkencës islame, mënyrën se si duhet studiuar ajo dhe raportin mes Islamit e shkencës në përgjithësi.
Një libër i cili synon një vështrim të gjerë mbi faktorët që u rrinë përfund dukurive të larmishme në raportin e Islamit autentik me modernitetin, si dhe mbi traditën e tij sakrale dhe mënyrat e mundshme për rigjallërimin vërtetësor të saj.
Ky libër përbëhet nga 24 artikuj të rreth dyzet viteve të jetës së Historianit të ekonomisë, Mehmet Genç, lidhur me Perandorinë Osmane. Janë këto shkresa të një njohësi të thellë të këtij aktori që nuk ka të dytë dhe që përbën një përvojë politike madhore me pak simotra në Historinë botërore. Autori e analizon funksionimin ditor të strukturës ekonomike...
Një tekst provokues mbi të ardhmen e SHBA-së si udhëheqës global, që po përballet me sfida siç janë çështjet racore, emigracioni dhe krimi, por që udhëheqë në shumë sektorë të rinj, teknologjia e informacionit, bioteknologjia etj.
Kjo vepër paraqet një tekst të vëllimshëm, një doracak të veçantë për të kuptuar një pjesë ekzotike e plot energji të botës, për të cilën janë krijuar stereotipa të ekzagjeruar; një gjeografi e trazuar ku mbizotëron çrregullimi, konfuzioni dhe anarkia. Dy profesorët, njëri nga Universiteti Fraser dhe tjetri nga Victoria, shqyrtojnë thellësisht Lindjen e...
Libër tejet i vlefshëm mbi administrimin, i shkruar nga një njeri i cili ka qenë pjesë e kompanive të ndryshme.
Një libër që heton evoluimin shumëvijor të sociologjisë së shkencës, duke përballur qasje të ndryshme teorike rreth disa temave, si: parimet bazë të bashkësisë shkencore, format organizative të punës shkencore, implikimet epistemologjike të analizës sociologjike të shkencës, përcaktimi social i zgjidhjes së problemeve, përmbajtja e teorive, arsyetimi...
Me këtë vepër Wunenburger plotëson një zbrazëtirë të madhe në sferën e polemologjisë morale” në kulturën tonë të përgjithshme dhe, në veçanti, në atë të shkencave sociale, por edhe e pasuron literaturën tonë shkollore dhe universitare për lëndën e etikës.
Në këtë roman gjithëpërfshirës epik të dashurisë dhe humbjes - i pari në një seri të re unike dhe magjepsëse prej shtatë librash - Lucinda Riley tregon talentin e saj si shkrimtare, si kurrë më parë.
Motra në stuhi është libri i dytë i serisë magjepsëse të Lucinda Rileyt, bazuar në rrëfimin mitologjik të një yjësie të famshme. Ai vjen pas librit të parë Shtatë Motrat. Historia e Majës, bestseller në të gjithë botën dhe i mirëpritur nxehtësisht edhe nga lexuesi shqiptar.
Seria “7 motrat” vjen me librin më të ri: Sekrete dhe fate të ndërthurura me mjeshtëri formojnë enigmën e hidhur që Stari do të duhet të deshifrojë në këtë vëllim të tretë të sagës bestseller.
Me këtë libër të katërt emocionues të sagës bestseller Shtatë motrat, Lucinda Riley na jep një histori plot intriga e pasion, me kthesa dhe personazhe të paharrueshme.
Motra e hënës është vëllimi i pestë epik i sagës Shtatë motrat nga Lucinda Riley.
Nga atmosfera frenetike e Manhatanit në fushat e mrekullueshme, të egra e të gjera të Afrikës, Motra e diellit është vëllimi i gjashtë i Shtatë Motrave, serisë epike me miliona kopje të shitura të Lucinda Rileyt. Me rrëfimin përfshirës e hipnotizues dhe me personazhe të paharrueshme e mallëngjyese, seria Shtatë Motrat eksploron se si dashuria mund të...
Lucinda e sagës 7 motrat vjen me një roman të ri në shqip: Një shtëpi fantastike. Një fëmijëri përrallore. Një sekret shkatërrues. Personazhe të paharrueshme dhe të vërteta tronditëse në këtë roman të ri magjepsës të autores bestseller Lucinda Riley.
Gjithnjë e më shumë aventura, gjithnjë e më shumë do ta mbani frymën pezull në vellimin e shtatë të sagës epike bestseller ndërkombëtar.
Trëndafili i mesnatës është një roman magjepsës, mbushur me personazhe të paharrueshme në momente kyç të historisë...