I ri Motra në hije. Historia e Starit Shiko më të madhe

Motra në hije. Historia e Starit

Lucinda Riley A-002725

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Seria “7 motrat” vjen me librin më të ri: Sekrete dhe fate të ndërthurura me mjeshtëri formojnë enigmën e hidhur që Stari do të duhet të deshifrojë në këtë vëllim të tretë të sagës bestseller.

Më shumë detaje

41 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
Fletët640

1 400 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

E heshtur dhe enigmatike, e pasionuar pas letërsisë e gatimit, Stari është e treta nga gjashtë bijat e birësuara të Pa Saltit, manjatit zviceran, dhe gjithmonë ka jetuar në hijen e Sisit, motrës së gjallë e të hedhur. Qysh të vogla kanë qenë të pandara: kanë një gjuhë të fshehtë, që e kuptojnë vetëm ato dhe vitet e fundit i kanë kaluar duke udhëtuar nëpër botë... Por vetëm dy javë pas vdekjes së babait, Sisi mendon se ka ardhur koha të marrë në dorë frerët e jetës: të gjejë rrugën e vet, duke njohur edhe të kaluarën.

Për të rënë në gjurmë të origjinës së saj, Pa Salti i ka lënë një statujëz maceje, emrin e një gruaje misterioze që ka jetuar thuajse njëqind vjet më parë dhe kartëvizitën e një librari londinez...

Njëqind vjet më parë, Flora MekNikoli është përbetuar se nuk do të martohet kurrë. Jeton e lumtur dhe e sigurt në shtëpinë e saj në Lake District, pranë librave e me pasionin për natyrën. Por peng i disa rrethanave, Flora detyrohet të shkojë në Londër, në shtëpinë e Alisë Kepelit, një prej aktoreve më famëkeqe të shoqërisë së asaj kohe. Në dilemën mes dashurisë së pasionuar e detyrës ndaj familjes, ajo befas gjendet e përfshirë në një lojë, fijet e së cilës i luajnë të tjerët, derisa takimi me një zotëri të panjohur do t’i zbulojë përgjigjet që i kërkonte prej një jete...

Ndërsa Stari mëson për rrugëtimin e Florës, paraardhëses së vet, edhe ajo niset në një udhëtim zbulimi...

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Fletët640
V. Bot2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori