Krijesat e një dite View larger

Krijesat e nje dite

Irvin D. Yalom MO0080

New product

Përshkrim i shkurtër

Një burrë i ri që përpiqet të largojë tmerrin nga vdekja përmes vitalitetit seksual; një i moshuar që lufton me kufizimet e plakjes dhe kapet pas spontanitetit rinor, që ofron horizonte të pakufizuara; një paciente që është duke vdekur kërkon të gjejë kuptimin e jetës; një infermiere që u shërben të tjerëve, por nuk mund të ngushëllojë veten; një grua që është e etur për një të shkuar më të mirë dhe një tjetër që vendos të bëhet "pioniere e vdekjes" për miqtë dhe familjen e saj...

More details

2 Items

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MORAVA
ISBN9789928208002

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

"Krijesat e një dite dhe rrëfenja të tjera të psikoterapisë" ofron një përshkrim inteligjent e të dhembshur të shpirtit njerëzor. Dhjetë histori, ku pacientët përballen me ankthin për vdekjen, për humbjen e njerëzve të dashur dhe, më të fundit, për humbjen e vetvetes.

Çfarë e bën jetën të vlefshme për t'u jetuar? Çfarë mund të bëjmë për t'u dhënë kuptim ditëve tona? Gjatë karrierës së tij të gjatë, autori Irvin Yalom i ka nxitur pacientët dhe lexuesit të përballen me dy sfidat madhore: të gjithë do të vdesim një ditë dhe e kemi vetë në dorë ta bëjmë kuptimplotë jetën tonë.

Të gjithë jemi krijesa të një dite: si ata që kujtojnë, edhe ata që kujtohen. Çdo gjë është kalimtare - kujtesa bashkë me objektin e saj. Vjen një kohë kur do t'i kesh harruar të gjitha dhe vjen një kohë kur të gjithë do të të kenë harruar ty. Reflekto gjithmonë që shpejt do të jesh askush dhe askund.

Thanë për librin

Përvojat tona, ndjesitë tona, kanë një të vërtetë: atë brenda vetes sonë. Tamam për këtë arsye, jemi ne dhe vetëm ne që mund t’i japim udhën e duhur asaj që duhet të dalë nga brenda nesh e të jetojë, të na tërheqë në rrugëtimin e së përditshmes, e të mos kalojë në mosnjohje. Përballja me vdekjen, me humbjen, me vetveten, mbeten sfida të përdtishmërisë dhe të gjitha kërkojnë nga ne t’i shikojmë në përditshmëri, pa i shtyrë në errësirën e pafund të së pathënës, të së pamundurës për t’i gjetur zërin.

Marrë nga shënimet për librin me rrëfenja “Krijesat e një dite” të Irvin D. Yalom - nga Agim Baçi

 

Data sheet

pages218
ISBN9789928208002
Published year2015
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiLira Sejdini Vaid
RomanPsikologjik