Reduced price! Abetare - Mediaprint View larger

Abetare - Mediaprint

Linda Meniku, Persida Asllani, Dhurata Shehri, Lindita Rugova MEP0152

New product

Përshkrim i shkurtër

Abetarja është hartuar me synimin për të ndihmuar nxënësit, që nisin shkollimin, të bëjnë hapin e parë në mësimin e leximit dhe shkrimit të gjuhës shqipe dhe të zhvillojnë kompetencat bazë për të komunikuar në gjuhën amtare: për të folur, për të dëgjuar, për të shkruar dhe për të lexuar. Ky libër është mbështetur në përvojat më të mira evropiane dhe në specifikat e gjuhës shqipe.

More details

462 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MediaPrint

1 575 Lekë

-10%

1 750 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Në këtë abetare ka një mënyrë të re të paraqitjes së shkronjave, e cila u krijon mundësinë nxënësve të të gjitha niveleve dhe me stile të ndryshme të të nxënit, që të mësojnë më lehtë të shkruajnë, si dhe të zhvillojnë kompetencën e të lexuarit, në mënyrë graduale, duke kaluar nga aftësimi për të lexuar fillimisht fjalë e fjali e më pas tekste të shkurtra. Përmes kësaj mënyre, nxënësit arrijnë të lexojnë tekste,

duke filluar nga shkronja e 22-të, duke i bërë ata që të kenë më shumë vetëbesim dhe të motivohen që të mësojnë më shumë.

Një nga risitë e këtij libri është rrëfimi i një historie që i lidh të gjitha pjesët në mënyrë të harmonishme. Paraqitja e shkronjave mbështetet nga një sfond integrues që ka si protagonistë dy fëmijë të vegjël, Arbin dhe motrën e tij Norën, dhe dy miqtë e tyre: papagallin Rori dhe dronin Mars. Historitë dhe aventurat e tyre, të shkruara nga autoret enkas për këtë libër, krijojnë një mjedis motivues dhe gjithëpërfshirës, që e ndihmon procesin e të nxënit, si dhe i ndihmon nxënësit të zhvillojnë aftësitë afektive, imagjinatën dhe përmasën sociale të ndërveprimit fëminor. Ndërsa lexojnë për udhëtimet e miqve, fëmijët mësojnë të shprehin ndjenjat dhe emocionet dhe të ndajnë përvojat e tyre personale.

Historitë e katër miqve tanë, Arbit, Norës, papagallit Rori dhe dronit Mars, si dhe kërkesat e ushtrimeve janë shkruar me shkronja të mëdha, në mënyrë që nxënësit t’i lexojnë vetë këto tekste, pasi i kanë mësuar shkronjat e mëdha në arsimin parashkollor.

Për ta bërë më argëtues mësimin e shkronjave, për çdo shkronjë është paraqitur fillimisht një vizatim që u lejon fëmijëve/nxënësve të gjejnë objekte apo figura të cilave u fillon fjala me shkronjën përkatëse (p.sh. anija, aeroplani te shkronja a).

Më pas nxënësit përfshihen në aktivitete të ndryshme, individuale ose në grup, për të gjetur fjalë apo emra që fillojnë me shkronja të caktuara etj., duke zhvilluar në këtë mënyrë dhe punën në grup.

Data sheet

Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 12 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1